Festat e fundvitit kanë rikthyer shtetasit shqiptarë në vendlindje.
Kjo ka sjellë edhe rritjen e numrin të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë nga pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës.
Sipas informacioneve nga policia kufitare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje.
Për të përballuar këtë fluks të qytetarëve që hyjnë ne vendin tone pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve.
Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.