Dy shqiptarë janë arrestuar duke kaluar Malin e Zi, në kufi me Kroacinë me rreth 28 kg heroinë, me vlerë 2 milionë euro. Lajmi u bë i ditur nga autoritet malazeze të cilat thanë se të arrestuarit janë Emiljano Arifi, 36 vjeç dhe Andi Metani, 29 vjeç.
Shqiptarët, kishin fshehur në makinë drogën dhe po e transportonin nga Mali i Zi në drejtim të Kroacisë e mandej vendeve europiane. Ndonëse nuk dihet me saktësi destinacioni i heroinës, mediat vendase shkruajnë se kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë në Debeli Brijeg, pika kryesore kufitare Mali i Zi- Kroaci.
Droga u gjet në makinën që drejtohej nga Emiljan Arifi, 36 vjeç, ndërsa pasagjer ishte Andi Metani, 29 vjeç, i cili mendohet se është bashkëpunëtori. Kontrolli në makinën e shqiptarëve u krye, pasi kamerat speciale zbuluan ngarkesën. “Droga e paketuar në 39 pako në formën e drejtkëndëshit ishin vendosur mes motorit. Pasi u peshua, u zbulua se sasia e drogës së sekuestruar ishte 27 kg e 588 gr”, – ka deklaruar Jelena Perucica.