Një gomone e vjedhur në Greqi, pronë e një lordi anglez, përfundoi në një shtëpi të braktisur në fshatin Çukë të Sarandës.
Policia bën me dije se ishte INTERPOLI dhe policia greke që njoftuan policinë e Sarandës për një gomone të vjedhur.
“Gomonia sipas burimeve jo zyrtare eshte ne pronesi te nje lordi anglez, bashkepunetor i Fondacionit “Butrinti”” thonë burimet.
Mjeti është ndjekur përmes sistemit GPS nga Interpoli. Sipas hetimeve, mjeti ka hyre ne ujërat shqiptare.
Nga ana tjetër, Policia e Sarandës bën me dije se ajo u gjet në fshatin Çukë. “Kemi gjetur gomonen te fshehur në një banesë të braktisur në territorin e fshatit Çuke” njofton policia.
Policia ka nisur operacionin per kapjen e autoreve, dyshohet se do perdorej per trafik.