112-vjetori i Pavarësisë duket se është festuar në çdo vend të botës ku ka shqipfolës.
Jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por këtë vit për herë të parë është festuar edhe në Greqi.
Qindra shqiptarë emigrantë janë mbledhur me flamuj e të veshur kuqezi, para sheshit të famshëm Sintagma para parlamentit grek në Athinë duke festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Siç shihet edhe në pamje shqiptarët mbanjnë në duar flamuj, të veshur me këmisha me stemën kombëtare dhe duke kënduar këngë patriotike shqiptare.
Festimet e shqiptarëve në qendër të Athinës tërhoqën vëmendje edhe të mediave kryesore greke, pasi për herë të parë pas tre dekadash ato festojnë në këtë mënyrë.