Një hetim ka nisur për të burgosurit shqiptarë në Londër të cilët para disa ditësh kishin publikuar në faqen e njohur “Jeta Osh Qejf” foto nga darka e krishtlindjeve në burg.
Ky lajm është shpërndare në disa nga mediat me të famshme britanike.
“Jeta është e bukur! Ju shpëtoftë zoti të gjithëve.” – kishin shkruar ata nën foton e publikuar në JOQ.
Imazhet e tyre duke drekuar janë fotografuar me telefona të kontrabanduar.
Këto pamje janë shfaqur vetëm dy muaj pasi një tjetër i burgosur u pa duke shijuar në qeli peshk, patate të skuqura e alkool.
Kujtojmë se në vendin tonë imazhet e djemve të burgosur “çmenden” gjininë femërore. / opinion.al