Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë. Tani më ai është pajisur me pasaportë shqiptare.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Nuk ka nguruar edhe përgjigja e Sylvinho, teksa nuk nguron as të flasë shqip.
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, dëgjohet të thotë trajneri i Kombëtares.