Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiprimi, mes Ramës dhe Erdoganit

2016/05/09 at 11:43 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shullazi, ‘fati’ i Universitetit

Nga Rudina XHUNGA

Pushtimit të ëmbël të telenovelave bajate turke, nuk i rezistuam dot, por nëse humbëm në betejën e shijeve, të mos humbasim edhe betejën e shitjeve. Gjithë energjinë e harxhuar nga Rama, për t’u bërë aktor në politikën e jashtme, tanimë do të duhej ta kthenim në mundësi për t’u bërë faktor, me epërsinë e politikës mbarëshqiptare. Përndryshe, nuk i duhemi kujt, jemi thjesht vasalë, që nuk kemi ç’japim në shkëmbim, në një treg global, që kërkon treg dhe partnerë.

Shqiprimi është Kryetari i ri i Komunës së Preshevës. Ishte i ftuar i emisionit “Dritare” në Vizion Plus, javën e shkuar. “Ti mund të hash gjithçka, por ti nuk mund të dish gjithçka”, -më tha, gjatë publicitetit.

I kuruar, i artikuluar, konfident, i padepërtueshëm, i sjellshëm dhe i kujdesshëm në arrogancën e tij. I ardhur nga Gjermania, ku ka jetuar 37 vjet, para tri vitesh ai arriti me gjithë familjen në Preshevë. Para një viti krijoi Partinë, para një muaji ndezi motorët e fushatës dhe fitoi. U bë kryetari moral i Bashkisë së Preshevës, për shkak të votave që mori dhe tanimë kryetari real, për shkak të kompromisit me një tjetër parti të madhe, atë që ai e kishte etiketuar si parti e njërit nga dy bosët e Preshevës.

Ai kërkoi pikërisht votën kundër bosëve, kundër atyre që kanë gjithçka, kundër ish-kryetarit që drejtonte komunën si ndërmarrje private. Dhe në fund, mundi një bos dhe bëri kompromis me tjetrin, derisa ta mundë dhe atë. Por ndërkaq, preshevarët thonë, se ai simbolizon të renë, që solli qetësim ne lugine, pajtoi njerëzit qe për politikë të vrasin, pajtoi shqiptarët, që në zgjedhje, pranojnë të votojnë boshnjakë e serbë, por jo rivalin.

Ndërsa preshevarë të tjerë , thonë për Shqiprimin se ka ardhur me paratë e turkut, se është paguar dhe paguan votues me donacione të Turqisë, edhe duke i specifikuar çfarë parash dhe të cilit fondacion. Shqiprimi e hodhi poshtë këtë në “Dritare”.

Ai tha se paragjykohet, ngaqë është besimtar praktikues, si shumë shqiptarë të Luginës. Por partia e tij është sekulariste. Por jam shqiptar, shikoni ç’emër kam, tha Shqiprimi. Një tjetër parti që quhet “Besa” në Maqedoni, akuzohet se është ngritur dhe përdor donacionet e Turqisë. Edhe Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, është akuzuar për lidhje me Turqinë, sidomos, kur mbrojti mbajtjen e shamive në shkolla.

Në fakt problemi nuk është, kë dhe si të akuzojnë, problemi është kur dëgjon si mbrohen. Në emision, të gjithë të ftuarit, ishin kundër paragjykimeve për paratë e Turqisë dhe thanë se Turqia ka mbështetur xhami e shkolla shqiptare, me donacione. Pse ato duhen pranuar dhe financimet e partive jo.

Pastaj më shpjeguan se gjithë Lugina është myslimane dhe nuk kisha të drejtë, kur shprehesha, se nuk ia vlen të çlirohemi nga diktatura e korrupsionit, për të shkuar te diktatura e fesë. Shqiptarinë e ka mbrojtur feja, thanë ata dhe thonë shumë të tjerë. Ky është një diskutim i gjatë, por jo urgjent. Urgjente është që shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi, Maqedonisë, tani, kur Kosova po tërhiqet në punët e veta, të kenë një sy e vesh nga Shqipëria. Që t’i vëzhgojë, dëgjojë, t’i ndihmojë, t’i mbajë afër, t’i sugjerojë. Sepse, tanimë, nuk kam më dyshim, nëse nuk e bën Rama, do e bëjë Erdogani.

Pushtimit të ëmbël të telenovelave bajate turke, nuk i rezistuam dot, por nëse humbëm në betejën e shijeve, të mos humbasim edhe betejën e shitjeve. Gjithë energjinë e harxhuar nga Rama, për t’u bërë aktor në politikën e jashtme, tanimë do të duhej ta kthenim në mundësi për t’u bërë faktor, me epërsinë e politikës mbarëshqiptare. Përndryshe, nuk i duhemi kujt, jemi thjesht vasalë, që nuk kemi ç’japim në shkëmbim, në një treg global, që kërkon treg dhe partnerë.

Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Berat/ Bashkia gjobit 200 mijë lekë qytetarin se mban lopë në shtëpi

Adoleshenti rreh me grushte dy policë në Peshkopi

Çmimet e larta, shqiptarët marrin arratinë, pushime në shtetet fqinje

Beogradi humbet përfundimisht Brezovicën

Video/ Mos i hani kurrë misrat kështu…

Video/ Mos i hani kurrë misrat kështu...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com