Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiponjës i ranë puplat

2018/11/12 at 11:57 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
“Shqiponja”/Rama nxit debatin: Kadrinj pa din e iman, kënaqeni nga shëmtia

Nga Reldar Dedaj


Arkitektura dhe inteligjenca e saj, duket se përbën pjesën më të papërfillshme për jetën e shqiptarit. Nga ana tjetër, arti arkitektonik edhe nëse kohë më parë ka shkëlqyer diku-diku, sot shumë pak është përmendur. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka ende një ndërgjegje kolektive dhe estetikisht korrekte për peizazhin urban. Ajo pjesë e arkitekturës që shpreh vlera të trashigimisë kulturore dhe shpirtërore të vendit nuk është se ka një vend nderi, të denjë për këtë emër.

Kryeministri shqiptar Edi Rama është njeriu më perfekt për të krijuar debate të llojit estetik; qoftë kjo në një plan të përgjithshëm siç është arkitektura e një vendi, ku përveç të tjerash imponon shijet edhe ngjyrat, por edhe se si duhet të na pëlqejë apo të mos na pëlqejë, ajo që na rrethon, në ngjyrë, formë apo në lartësi.

Debati i radhës është krijuar në lidhje me Shqiponjën e bronxit, që u ngrit aty për 100 vjetorin e Pavarsisë dhe sipas shijeve personale të kryeministrit, ajo, paskësh qenë një simbol mediokriteti.

Mirëpo, të gjithë menduam se simboli i Shqiponjës në rrethrrotullimin e Tiranës, u lëviz vendit sepse filluan punimet për nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme, që duhen shtuar nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ku nuk ka trena dhe metro,- por jo-, gjithçka ka lidhje me estetikën e një njeriu.

Kemi dëgjuar se arti dhe e bukura ka një raport të një lloji specifik. Ndodh shpesh që e ashtuquajtura e bukur të vihet në diskutim e kjo ndodh kur e bukura është e zakonshme apo edhe kur e bukura është krejt e veçantë. Polemikat më të mëdha i vijnë për shtat rastit të dytë. Duke u ndier e veçantë kjo e bukur vihet përballë diskutimeve ku e vënë në një trysni të përhershme e cila pret e përcjellë mijëra opinione e pikëpyetje mbi të, është apo jo e bukur? Dalëngadalë këto mëdyshje i vënë asaj tulla të qëndrueshme bukurie. Ajo fiton kështu statusin e së bukurës pikërisht nëpërmjet pikëpyetjeve të veta.

Janë pikërisht këto hamendësime, që në të vërtetë, i japin një status të veçantë ndryshimit. Arti ka thyer gjithmonë rregullat, pasi vetë e bukura nuk ka rregulla, por ka gjithmonë ndryshime deri dhe radikale. Pikërisht kjo e bën një artist të besojë në veçantinë e saj, në dëshirën dhe nevojën për të ndërtuar ngjarje, shije, ide dhe njëkohësisht edhe për t’i thyer ato.

Por kjo është thjeshtë bota e artit, jeta e tij. Por matanë artit, në rastin në fjalë; çfarë ka, terr?

Rasti tjetër është debati që u krijua me ndërhyrjet e fundit të kryeministrit në pjesën e jashtme të ndërtesës së Kryeministrisë, ku edhe u bënë shkak i një konflikti estetik, kulturor dhe shumëçka tjetër, përveç atij të filozofisë së origjinës të vetë konceptit artistik të ngjizuar si prej zorit aty. Debati më i madh, siç duket, u ngacmua nga vendosja e një strehe mbi hyrjen kryesore të objektit, mbushur me drita, duke krijuar një strukturë metalike që varet përmes katër tubave të mbërthyer në fasadë.

E veçanta e kësaj strehe atëbotë, nuk ishte në faktin e dëmton apo jo fasadën. Ai ishte një debat i kotë, i cili nuk lidhej as me ‘kitsch-in’ në vetvete dhe as me dëmtimin estetik të objektit apo vlerës që ai përmban. Pasi çështja fare mirë mund të lidhej me diçka përtej kësaj.

Mirëpo, në kohën kur u vendosen të shkruhen këto radhë, kujtuam edhe njëherë tjetër, jo pa rebelizëm idenë e ngjizjes së betejave dhe përkrahjen që u duhet dhënë të gjithë atyre intelektualëve, studentëve, gazetarëve dhe qytetarëve të ndryshëm që ndjehen të frikësuar nga lindja e një “regjimi” të një lloji të ri.

Dhe me të drejtë, në të njëjtën mënyrë si vdekja, madhështia është një nga temat e privilegjuara të regjimeve autoritare, të cilët e përshkruajnë, e vendosin në një sistem të ndërlikuar, e mveshin me vlera politike dhe simbolike. Ajo ngarkohet nga regjimi me aq shumë domethënie (me gjasë, edhe më shumë se vdekja) sa do të ishte krejt e pamundur të thuheshin në çast të gjitha, domethënie që e kanë prejardhjen nga fobia, mentaliteti dhe ndërgjegjia kolektive e regjimit, sa edhe të vetë atyre që i japin frymë nga njëra anë dhe forcë nga tjetra.

Nëse shqiponja i dukej një vulgaritet i shprehur me prepotencë në një piedestal dhe në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s. Edhe streha e Kryeministrisë që ‘i gjithëdituri’ e dashuron aq shumë, kryen funksionin e dritës. Shumë thonë i jep jetë, e gjallon duke e kthyer në një qenie që komunikon, i flet dikujt dhe mbi të gjitha; merr dhe jep me të.

Pra, çelësi i veprës qenka “Drita” dhe asgjë tjetër.

Por cila është lidhja e regjimit me të?

Mos vallë, tema e “Dritës” s’ka nevojë për Diell as për hënë sepse “Drita” është krijuese e dritës që ndriçon Tokën dhe gjithë trupat e tjerë qiellor. Kjo “Dritë” përshkon gjithë zbulimin biblik. Ndarja e dritës nga errësira ka qenë vepra e parë e Krijuesit “(Zan. 1, 3). “Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë. Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi.”(Gj 1, 9) Zbulimi i Jezusit si Dritë e botës bën që të spikatet qartë antiteza e errësirës me dritën, jo në një perspektivë metafizike, por në një plan moral dhe shpirtëror sepse drita e cilëson mbretërimin e Krishtit – Dritë.

Kësisoj, picirrukët e Kryeministrisë nuk e njohin filozofinë e krishterë, madje as lëndën që rrjedh prej një filozofie të tillë. Anipse, kultura e të majtës popullore europiane ka një frymëzim të krishterë. I majti europian jeton në harmoni me vlerat e thjeshta njerëzore, pa mburrje dhe luks të tepruar. Ai nuk do të thotë se është i varfër, por frymëzohet nga jeta e një kulture të tillë.

Ndërsa tek ne, kryeministri i një qeverie të majtë ka krijuar një nga regjimet më të frikshme dhe që ka arritur për pesë vjet të privatizojë dijen dhe nivelin shkencor. Ai dhe askush tjetër, e vendos se kush vlen më në këtë vend.

Nuk është çudi aspak drita në hyrjen e institucionit të tij, po aq sa edhe kati i parë i Kryeministrisë, tek e ka shndërruar në një hapësirë kulturore dhe të frekuentueshme nga të gjithë qytetarët, as më pak dhe as më shumë, s’është asgjë tjetër veçse për t’u shndërruar prodhues ekskluziv i tendencave kulturore dhe hedhjes së bazave për të ngritur muret ideologjike të qeverisë në shoqërinë shqiptare.

Shkatërrimi i policentrizmit, i tharjes së rezervareve kulturore të institucioneve të tjera dhe krijimi i një hapësire të vetme si model, nuk është asgjë tjetër, veçse përforcim i asaj çka ne vetë thamë më lart.

Kështu që përpjekja për të krijuar një botë të re, nënkupton që duhet asgjësuar, si i paracaktuar, rendi i njeriut kritik dhe duhet interpretuar si substancë e trendeve të një dore që ka shtrënguar jo vetëm zhvillimin dhe përparimin, por vetë të bukurën dhe hijeshinë e kohës. Dhe marrja nën kontroll e njeriut kritik, kërkon më tej, shkatërrimin e çdo burimi kulturor paralel, duke bërë të mundur, gijotinimin e njeriut që mendon ndryshe – vrasjen e dyshimit

Etiketa: edi ramaReldar Dedajshqiponja


Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
Horoskopi, 25 Shtator 2018

Horoskopi, 13 Nëntor 2018

Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në gjithë vendin

Autori rrëfen vrasjen: Gjakrat u nxehen për partitë, unë me PS ai me PD

Autori rrëfen vrasjen: Gjakrat u nxehen për partitë, unë me PS ai me PD
















TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com