Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët 

2024/08/28 at 12:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët 

Shqipëria ka nisur përgatitjet për panairin më të madh në botë për turizmin, “ITB – Berlin”, ku është ftuar të marrë pjesë si vendi pritës në edicionin e vitit 2025 që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani. Për të folur për hapat e bashkëpunimit në funksion të panairit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim CEO-n e Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias, si dhe drejtuesen e “ITB Berlin”, Deborah Rothe.  

Veliaj tha se falë punës së qeverisë, bashkisë dhe ministrisë së Turizmit, sot Tirana është një destinacion turistik në 365 ditë të vitit. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë panair është një vlerësim dhe promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë turistike. “Ne duam të bëjmë pjesën tonë si qytet, i cili falë punës së Qeverisë dhe Ministrisë të Turizmit, ka sot 365 ditë turizëm. Kjo ka sjellë shumë para në ekonomi, ka rritur vlerën e pronës, ka sjellë shumë reputacion, por nga ana tjetër ka edhe ato sfidat e veta sepse ka më shumë mbetje që prodhohen, ka më shumë trafik, megjithëse këto  janë sfida të botës së parë, jo të botës së tretë”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë nënvizoi se turizmi duhet parë gjithmonë si një mundësi dhe ky është një moment shumë i mirë për Shqipërinë. “Na keni dhënë një mundësi të jashtëzakonshme. Falë këmbënguljes së ministres Kumbaro, për të qenë vendi pritës në panairin ndërkombëtar të turizmit në Berlin, kjo është edhe një mundësi fantastike për të mësuar çfarë nuk funksionon në qytetet e tjera, që të mos i bëjmë ne ato gabime. Fakti që sot diskutojmë këto probleme do të thotë se është një moment i mirë për Shqipërinë dhe një moment i mirë për Tiranën. Mezi pres t’ju shoh në Berlin”, tha ai. 

Duke vlerësuar turizmin shumëngjyrësh të vendit tonë, CEO i Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias tha se “ITB Berlin”, një prej eventeve më të rëndësishme në sektorin e turizmit, ka për qëllim promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.  

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe e vlerësojmë shumë ftesën e Tiranës, të kryetarit të bashkisë, por edhe të qeverisë shqiptare. Mezi presim që Shqipëria të jetë vendi pritës i vitit 2025 për panairin më të madh tregtar në botë, për sa i përket udhëtimeve dhe turizmit që është ITB në Berlin. Dhe vendi pritës, Shqipëria, do të bëjë shumë mirë sepse ka shumë për të treguar, nga vija bregdetare te qytetet e lashta, nga peizazhet tek përvoja e kuzhinës suaj. Janë rreth 170 apo 180 vende që ekspozojnë në ITB Berlin, por ka vetëm një vend pritës dhe kjo do të jetë Shqipëria vitin e ardhshëm. Ne e presim shumë këtë bashkëpunim”, shtoi ai. 

Ju sugjerojmë

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
Kryesore

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

29 Qershor, 2025 7:01 pm
Prespa, zona që po rilind nga turizmi
Aktualitet

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

29 Qershor, 2025 6:34 pm
Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
Transporti i mbetjeve toksike/ Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, u procedua nga koncesionari! 

Transporti i mbetjeve toksike/ Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, u procedua nga koncesionari! 

Mbetjet toksike/ Ministri i Mbrojtjes: Çështjet ku ka përgjegjësi apo mosveprime midis enteve private, të mos ia ngarkojmë qeverisë 

Mbetjet toksike/ Ministri i Mbrojtjes: Çështjet ku ka përgjegjësi apo mosveprime midis enteve private, të mos ia ngarkojmë qeverisë 

Ministri i Financave: Rrisim të ardhurat e parashikuara për këtë vit në 27 miliardë lekë 

Ministri i Financave: Rrisim të ardhurat e parashikuara për këtë vit në 27 miliardë lekë 

TE FUNDIT

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
29 Qershor, 2025

Pasditen e sotme, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun industrial në plazhin e Durrësit. Lidhur me këtë ka...

Lexo më shumë

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit deklaroi se 1 në 48 shqiptarë në...

Lexo më shumë

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
29 Qershor, 2025

Deputeti britanik Nigel Farage ka vijuar 'debatin online' me kryeministrin Edi Rama, lidhur me emigrantët shqiptarë n Britaninë e Madhe....

Lexo më shumë

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Prespa, zona që po rilind nga turizmi
29 Qershor, 2025

Turizmi i aventurës, sportet ujore, natyra, trashëgimia kulturore dhe magjia e liqenit të Prespës po tërheqin vizitorë të shumtë, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com