Sylvinho është padyshim personi i cili ka një nga meritat kryesore të sukseset të kombëtares shqiptare, cila sot arriti të merrte biletën për në Euro 2024.
Tekniku brazilian tregoi emocionet e mëdha të përjetuara pas përfundimit të ndeshjes.
“Një sfidë e bukur! E kam pranuar me shumë dëshirë. Që në fillim e kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar, kështu rezultoi. Objektivi im ka qenë që të vinim në nëntor dhe të ishim në garë për kualifikimin dhe ky objektiv u arrit. Ishte një sfidë e dëshirë, një ëndërr. Nuk ka qenë aspak e lehtë, besoj shumë tek puna. Kjo ishte me të vërtet një ëndërr e madhe. Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për të gjithë jetën. Ne brazilianët e kemi këtë tendence, e lidhjes së ngushtë me lojtarët. Jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për gjithçka që bëmë dhe arritëm”, u shpreh Sylvinho.