Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e KS, Hasani: U rrit profili i vendit tonë në arenën ndërkombëtare

2023/12/31 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e KS, Hasani: U rrit profili i vendit tonë në arenën ndërkombëtare

Shqipëria ka përfunduar mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe se ka arritur të jetë një zë i fortë dhe i besueshëm në Këshillin e Sigurimit.

Gjatë dy viteve, Shqipëria ngriti çëshjen e avancimit të agjendës së grave për paqe dhe siguri; respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien, ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, agjendën rinia paqja dhe siguria, si dhe përmirësimin e metodave të punës së Këshillit të Sigurimit.

Fjala e plotë:

Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj, me një krenari të veçantë, këtë mesazh nga kjo Dhomë, ku gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz, i cili është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë miqtë dhe aleatët, si dhe nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi, edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë.

Për Ukrainën, si bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara, ne mbrojtëm fort e me vendosmëri kauzën ukrainase,  sepse ajo ishte e drejtë, sepse ajo përfaqëson gjithçka të rëndësishme për ne.

Gjatë këtyre dy viteve, ne ngritëm me vendosmëri avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri; respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien, ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, agjendën rinia paqja dhe siguria, si dhe përmirësimin e metodave të punës së Këshillit të Sigurimit.

Mbi të gjitha, ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke çimentuar partneritetet tona strategjike dhe duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleat dhe partner i besueshëm për Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj përzemërsisht ekipin tim të përkushtuar në Nju Jork të udhëhequr nga Ambasadori Ferit Hoxha dhe të gjithë shërbimin e jashtëm shqiptar.

Ndaj me çdo shqiptar kudo ku ndodhen, nderin e pamasë që kemi përfunduar me sukses një nga detyrat më impenjuese në politikën e jashtme, mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit në kohëra kaq sfiduese për mbarë globin.

Ju sugjerojmë

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran
Bota

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

18 Qershor, 2025 10:30 am
Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur

18 Qershor, 2025 10:27 am
Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”
Rajoni

Bislimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

18 Qershor, 2025 10:22 am
Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

18 Qershor, 2025 10:10 am
U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

18 Qershor, 2025 10:08 am
Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
Bota

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon

18 Qershor, 2025 9:59 am
Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
Aktualitet

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

18 Qershor, 2025 9:56 am
34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
Aktualitet

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

18 Qershor, 2025 9:36 am
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

18 Qershor, 2025 9:30 am
Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Para
Fredi Beleri del nga burgu, merr 6 orë leje për të marrë pjesë në një ceremoni mortore

Fredi Beleri del nga burgu, merr 6 orë leje për të marrë pjesë në një ceremoni mortore

Me spektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re, vendi i parë në botë që mirëpret Vitin e Ri 2024

Me spektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re, vendi i parë në botë që mirëpret Vitin e Ri 2024

Arsyeja pse njerëzit puthen në natën e Vitit të Ri dhe kur datojnë besëtytnitë e lashta

Arsyeja pse njerëzit puthen në natën e Vitit të Ri dhe kur datojnë besëtytnitë e lashta

TE FUNDIT

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran
18 Qershor, 2025

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur
18 Qershor, 2025

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më...

Lexo më shumë

Bislimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”
18 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë...

Lexo më shumë

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
18 Qershor, 2025

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, ku pas një konflikti në rrjetet sociale vranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com