Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria nuk ngel shtatzënë!

2016/05/26 at 8:30 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria nuk ngel shtatzënë!

Nga Reldar DEDAJ

Statistikat e nxjerra nga INSTAT tregojnë se Shqipëria brenda një viti ka rënë me 6.276 banorë. Ndërkohë që kanë lënë vendin për të emigruar 46 413 persona. Arsyet janë të shumta, por mes tyre nuk mungon as dëshpërimi dhe mungesa e së ardhmes.

Nuk e besojmë se do t’i përkisnim Shqipërisë, nëse gjatë rrjedhes së historisë, nuk do të ishim kaq të mërzitur. Po mërzisë tonë i mungon pafundësia. Është mërzitja e hipokrizisë. Është nga lodhja e gjërave të kuptuara.

Ne mund të besojmë në çfarë të duam, mund të krijojmë hyjni para të cilave falemi, ose u bëjmë kurbanë. Ato përsëri vijnë së jashtmi, janë absolutisht të jashtme. Hyjnia e vërtetë është ndërgjegjja e vetvetes. Si mund të jesh i lumtur, në një kohë, që ke frikë të jetosh?

Por me kë të flasësh sot, kush e kupton se Shqipëria po plaket vit pas viti, kush e kupton se në një kohë që numri i lindjeve ka rënë ai i vdekjeve ka shënuar nivelin më të lartë me 22 mijë e 422 persona në vitin 2015, rreth 1800 më shumë se vitin paraardhës.

Kush e kupton se gjatë dy dekadave të fundit Shqipëria është përballuar me  emigrim masiv të popullsisë më të lartë se sa shtesa natyrore e llogaritur si diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve. Në një kohë që kjo e fundit shënon 11 mijë, rreth 4 mijë më pak se sa në vitin paraardhës dhe kush e kupton se në 2015 janë larguar rreth 43 mijë persona, ndërsa vlerësohet se kanë ardhur imigrantë apo janë kthyer shqiptarë nga emigrimi në masën rreth 26 mijë vetë.

Mirëpo, e kuptojmë mjaft mirë Shqipërinë në çdo gjë që kemi të kalbur brenda vetes. Poshtë asaj që shfaqet, apo që duan të shfaqin, dergjet kufoma e shqiptarit. Ky është i gjithë boshllëku i sotëm. Dhe kjo “i gjithë” është shumë.

Por vendet me ndërgjegje nuk mbyten aksidentalisht, veçse atëherë kur i heqin shtyllen kurrizore, i lënë në errësirë, si një anije që është shmangur tashmë nga drejtimi, është pa kapiten, pa pikësynim, pa pamje të qartë, pa busull, në një det me dallgë, dhe ku pritet nga çasti në çast mbytja e saj.

Çfarëdo gjëje që të bëjmë në Shqipëri, çfarëdo mase të marrim, nuk do t’i bindim shqiptarët të bëjnë fëmijë. Ndërsa numri i lindjeve ka rënë, nga ana tjetër është rritur numri i vdekjeve. Njeriu ka heq dorë përfundimisht nga vendi, është dorëzuar, se do jetën, e urren vazhdimësinë.

Vendi është zhveshur nga gjithçka, madje edhe nga heronjtë. Një popull pa mite, pa heronj dhe pa një ëndërr të madhe është në rrugën e asfiksimit. Një shtet nuk mund të jetojë dot pa histori, pa idhuj dhe individi është krejt i paaftë të veprojë pa madhështinë e tyre.

Krijimi i miteve dhe adhurimi i tyre, të luftuarit, të vuajturit dhe të vdekurit për ta, ja kush e zbulon pjellorinë e një populli. Idetë e “Rilindasve” kanë qenë ide vitale dhe për vlerat e tyre është luftuar me trup dhe me shpirt. Nëse Shqipëria mendohet të funksionojë ndonjëherë si shtet, kjo bën vaki vetëm atëherë kur ajo të jetë e bindur se pa ide dhe moral nuk do bëhet. T’i kesh këto të dyja, jo domosdoshmërisht duhet të kesh para.

Por, të besosh do të thotë t’u japësh jetë gjërave.

Por fatkeqësia e tyre është sot se ata s’mund të besojnë, as t’u japin jetë gjërave. Nuk duan më të besojnë nga frika se mos bëhen qesharakë. Shqiptarët janë në mëshirë të fatit. Edhe pse flitet pak për varfëri, shqiptarët vazhdojnë të jenë të varfër, të vriten dhe të pasigurtë për jetën e tyre, dhe madje fare pa dinjitet.

Ngado që të shkosh në Shqipëri, do vësh re, se do ndihesh i shtypur nga mungesa e plotë e jetës, ritmit, fëmijëve, të ardhmes. Shqipëria as nuk ëndërron më. Edhe ëndrrën e ka vdekur, hapësirën e vetme të lirisë. Shterrimi shpirtëror çon në mumifikimin e një vendi.

Shqipëria mund të jetë e gatshme të bëjë përsëri një zgjedhje tjetër. Por pa madhështi, pa forcë, dhe pa jehonë, ajo është shterrur nga fuqitë e saj, besimi nuk ekziston, e ardhmja i duket akoma edhe më e zbehtë se më parë, atëherë çfarë duhet të bëjë? Asgjë! Kjo është përgjigjja?

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Horoskopi 13 janar

Horoskopi, 26 maj

Moti/ Bëhuni gati për rrobat e verës

Moti, ja temperaturat për ditën e sotme

Grabitet argjendaria, autorët shemben murin e dyqanit

Grabitet argjendaria, autorët shemben murin e dyqanit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com