Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, një vend ku ndershmëria ndëshkohet me imoralitet

2023/01/10 at 8:23 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria, një vend ku ndershmëria ndëshkohet me imoralitet

Nga: Sindi Sahiti


Në çfarë bote jetojmë?

Jetojmë në këtë realitet që kërkohet femra të jetë e virgjër dhe mashkulli të jetë i fortë. Mos vish një fustan të shkurtër, e ke shumë të gjatë fustanin. Pse i pret flokët , i ke flokët shumë të gjatë.

Mendohu një herë fillo trego pak pjesë të trupit tënd të bukur , po pse tregon kaq shumë pjesë, do të dukesh?! Ky fustan është i shkurtër , ky është shumë i gjatë.

Prindër të cilët preferojnë më shumë një vajzë të përdalë sesa një djalë homoseksual. Ku të qënurit lesbike është “seksi” dhe të qënurit homoseksual është çnderim i shoqërisë. Realitet që po të jesh e zhvilluar fizikisht të shikon syri dhe po të mësosh shumë je e prapambetur.

Realitet i cili shpesh herë viktima 14-vjeçare provokoi përdhunuesin 50-vjeçar dhe ky i fundit ra viktimë  provokimi. Ku rrjetet sociale janë jeta jonë reale dhe jeta jonë reale nuk është më realitet. Ku fëmijët edukohen si të bëjnë make up dhe te duken bukur.

Një realitet ku çdo mendim i gabuar apo i saktë jepet pa pikë problemi pa marrë parasysh se sa dëmtohen të tjerët. Ku bullizuesi është personi i “famshëm” i shkollës dhe i bullizuari është dështimi i adoleshencës. Ku 16 vjeçarët shkojnë jashtë shtetit me të dashurin milioner dhe 20 vjeçarët akoma nuk kanë një punë për të mbijetuar si konviktorë.

Jetojmë në një realitet ku mashkulli i bie gjoksit sepse talli vajzën e dikujt tjetër dhe femra krenohet se si u tall me djalin pa para. Ky realitet? Ky realitet ku femrat kërkojnë barazi gjinore dhe nuk marrin mundimin të punojnë por të përfitojnë dhe meshkujt nuk pranojnë barazi sepse femrat janë të paafta.

Në një realitet ku femra deputete arriti aty si “lavire” dhe deputetët meshkuj janë të ndershëm! Çfarë bote është kjo?! Botë e cila dënon viktimën, paragjykon zgjedhjet?

Botë e cila flet për moralin i pamoralshmi. Ndëshkon mëkatin vetë mëkatari. Çfarë bote është kjo?!

Botë ku fëmijët jetojnë vitualisht. Ku molla reklamohet e bukur në foto por mbrapa saj është e kalbur!

Botë ku shikon fytyra të qeshura në çdo postim dhe nëse ti provon të qash e bën për “vëmendje”. Botë ku pornografia është “cool” dhe informacioni akoma nuk di të shpërndahet. Kohë ku talenti ka nevojë për aparencë dhe aparenca ka nevojë për t’u shfrytëzuar.

Çfarë bote është kjo vallë?!

E kur behët fjalë për mediatizimin aty rrotullohet informacioni i shoqërisë në vendin tonë. Kafenetë janë plotë me njerëz, të zbukuruar në detaje.  Ndërkohë ankohen që nuk ka punë dhe nuk ka rrogë. Në televizione shikon programacione të ndryshme argëtuese, nuk flas për politikë apo ekonomi po flas për programe me shikueshmërinë më të lartë dhe e vetmja gjë që promovojnë është dhuna, bullizmi, injoranca në shoqërinë shqiptare.

Ku jetojmë?

Në një vend ku buka varion në 100 lekë – 120 lekë, paga mujore është 28000 lekë dhe një femër “influencuese” harxhon 2 mijë – 5 mijë euro në muaj. Ku ka kaq shumë lekë këtu?

Ku i gjejnë studentët këto para?

E ajo çfarë po na shkatërron më shumë është “paragjykimi” dhe depresioni. E përshkruajmë vendin si vlerë e madhe dhe që ka gjithçka, propagandë e qeverisjes dhe politikës në vendin tonë, ku asnjëherë nuk punohet për popullin por vetëm për marketingun që i serviret popullit dhe audiencave.

Nuk kam parë një grua ose një burrë, të dalë e të thotë,”unë nuk ja dola vetë” më mbështeti familja, shefja/shefi apo qoftë edhe një koleg! Këtu gjërat i bën secili vetë dhe asgjë nuk po bëhet. Për mua fillon nga ligji ama vetëm ligj nuk shikoj të zbatohet.

Sa e vështirë është të jetosh në këtë botë, të duhet të punosh më shumë se 12 orë në ditë për të mbijetuar, jo për të fituar. Nuk të del një vit në punë për të shkuar një javë me pushime. Të duhet një muaj punë për të ngelur borxh në fund të muajit. E çdo gjë trajtohet si punë morali.

Është e turpshme të shikosh televizione që promovojnë vetëm vajza të bukura që japin mendimin e tyre qoftë mbi politikën, ekonominë dhe jetën sociale. “Shqiptarët janë racist dhe paragjykues”. Ndoshta po të ishim të gjithë më punëtor, më pak të shtypur dhe më të rregullt do na jepej një tjetër emërtim.

Është e turpshme të shikosh postime në rrjete sociale, femra të zhveshura, meshkuj me pistoleta dhe pije të shtrenjta!

Ky nuk është zhvillim!

Feminizmi nuk ka protestuar që femrat të mos punojnë, të jenë kukulla shoqëruese dhe të fitojnë para në këtë mënyrë. Të drejtat e njeriut nuk janë krijuar me idenë se po të kesh më shumë para, ti do mund të fitosh kundër ligjit.

Sa e çudi të jetosh në vendin tonë, të mos kesh kohë për t’u marrë me punët e tua, por të merresh me punët e të tjerëve! Të mbarosh shkollën për t’u bërë kamarier i njerëzve të pasur, “inshallah më japin 50 lekë bakshish”. Sa ndryshe të kesh të bësh me dashurinë dhe jo me interesin, me shoqërinë jo në garë, me profesionist jo me mediokër.

Sa çudi të ndihesh i huaj në vendin tënd.



Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta
Bota

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta

4 Dhjetor, 2025 2:18 pm
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci
Kronikë

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

4 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës
Bota

Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës

4 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi

4 Dhjetor, 2025 1:31 pm
Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri
Aktualitet

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

4 Dhjetor, 2025 1:26 pm
Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni
Kronikë

Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

4 Dhjetor, 2025 12:32 pm
Para
Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vjet burgim

Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vjet burgim

Zgjedhjet vendore 2023, Salianji: E gjithë opozita të dalë me një kandidat

Përjashtime nga grupi i PD,Salianji:S’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij

Gjermani, nxënësi 17 vjeçar vret me thikë mësuesin e tij brenda klasës

Gjermani, nxënësi 17 vjeçar vret me thikë mësuesin e tij brenda klasës
















TE FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
4 Dhjetor, 2025

Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
4 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
4 Dhjetor, 2025

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend për një kërkesë lidhur me një kërkesë...

Lexo më shumë

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
4 Dhjetor, 2025

Gjykata Speciale në Hagë vendosi që Hashim Thaçi të vijojë të mbetet në paraburgim, e këtë lëvizje të saj e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com