Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

2020/05/25 at 7:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.

Visual Capitalit, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit ka përpiluar një hartë që rendit shtetet që kanë varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit.

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%.

Në mbarë botën, 44 shtete varen nga indutria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. Psh, në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohe nga turizmi.

Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të prodhimit të brendshëm bruto global çdo vit.

Në Shqipëri hapja pritet të qershor

Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e kufijve dhe fillimin e aktivitetit të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda.

Ministri i turizmit, Blendi Klosi tha në një takim të fundit me Unionin Turistik se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”. / monitor.al

Ju sugjerojmë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Para
Rama: Ndalohet frekuentimi i liqenit, më e keqja nuk ka ardhur akoma

Rama: Nga ky investim do punësohen një numër i konsiderueshëm njerëzish

Lehtësohen edhe më shumë masat kundër COVID në Europë

Lehtësohen edhe më shumë masat kundër COVID në Europë

Pesë cisterna iraniane sfidojnë Shtetet e Bashkuara

Pesë cisterna iraniane sfidojnë Shtetet e Bashkuara

TE FUNDIT

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
31 Janar, 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante pasurinë e tij te një...

Lexo më shumë

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
31 Janar, 2026

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht, pavarësisht një marrëveshjeje financimi të miratuar nga Senati. Ndërprerja e financimit filloi...

Lexo më shumë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com