Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje nga Bosnjë dhe Hercegovina me rezultat 2:1, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’
Shqipëria ka pësuar humbjen e katërt më radhë, por kësaj radhe në ndeshje miqësore ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës me rezultat 2:1.
Për Boasnjën golat i shënuan Edin Dzeko nga Pika e bardhë dhe Senad Lulic, ndërsa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Bekim Balaj.
Kujtojmë se në këtë ndeshje trajneri Gianni de Biasi bëri shumë ndryshime, duke provuar disa lojtarë të rinj.