Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Golin e epërsisë e realizoi Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërthyer entuziazmin në shkallët e stadiumit të mbushur me tifozë kuqezi.
Ky gol i jep kuqezinjve një shtysë të madhe në këtë përballje të rëndësishme për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Anglia fitoi bindshëm 0-5 në Serbi.