Që prej kësaj të mërkure Shqipëria mori kryesinë e OSBE. Organizata më e madhe e sigurisë në botë e specializuar në të drejtat e njeriut, lirisë së fjalës dhe zgjedhjet, ka në përbërje 57 vende anëtare.
Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në Detyrë me anë të një statusi në rrjetet sociale thotë se “Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash”.
“Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale!”, thekson më tej ai.
Konflikti politik në Shqipëri pati ngritur dyshime nëse OSBE do të lejonte t’i kalonte kryesinë Shqipërisë./ Opinion.al