Shqipëria do të debutojë sot në ëndrrën Europiane. Kombëtarja Shqiptare do të luajë në drekë takimin e parë në kompeticionin e Francës, kundër Zvicrës.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 15:00, në ndeshjen që zhvillohet në qytetin e Lens, për të shkruar një tjetër histori.
Ky takim do të jetë shumë i veçantë jo vetëm për faktin se është hera e parë që Kombëtarja luan një ndeshje Europiani, por edhe përballjen mes vllezërveXhaka. Sytë e të gjithëve shqiptareve sot do të jenë në stadiumin “Bollaert-Delelis” për të vazhduar ëndrrën. / Supersport