Revista prestigjioze “France Football” ka zgjedhur një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të Euro 2016. Mes tyre spikat emri i një lojtari të kombëtares shqiptare të futbollit, i vlerësuar për paraqitjen në fitoren me Rumaninë.
Nuk bëhet fjalë as për Arlind Ajetin i cili u shpall “Njeriu i ndeshjes” dhe as për Armando Sadikun i cili shënoi golin e parë kuqezi në një aktivitet madhor, Përzgjedhja e “France Football” ka rënë mbi Ledian Memushajn, i cili është vlerësuar me notën 7 për atë që ka dhënë në fushën e lojës.