Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2025/07/02 at 2:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane si dhe deputeten e PD, Albana Vokshi zhvilloi një takim të rëndësishëm me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Berisha shprehu mirënjohjen për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe për praninë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë takimit, Berisha informoi Presidenten Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm Montella mbi situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, duke vënë në dukje kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri që prej vitit 2015.

“Grupet kriminale dhe kartelet e mbështetura nga Kryeministri Rama kanë marrë favore në këmbim të mbështetjes së tyre elektorale. Këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e drogërave të forta nga Amerika Latine, dhe disa prej tyre drejtojnë kartele si Sinaloa”, tha Berisha.

Më tej, Berisha shpjegoi forcimin e karteleve të drogës si rrjeti Troplini/Poja në qarkun e Durrësit, të cilët kontrollojnë plotësisht portin më të madh të vendit.

”Karteli Çela që kontrollon autostradën e heroinës që vjen nga lindja dhe grupe të tjera kriminale që dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke mbështetur 28 kandidatë në 10 qarqe dhe 21 bashki gjatë zgjedhjeve të fundit, mbi 20 prej të cilëve do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.”

Lidhur me pastrimin e parave, Berisha paralajmëroi se “Shqipëria është shndërruar në lavatriçen më gjigande në Europë për pastrimin e parave të krimit, të dhëna të Eurostat që tregojnë se indeksi i ndërtimit në Shqipëri është trefishuar vitet e fundit, më i larti në Europë, ndërkohë që rritja ekonomike është rreth 3% në vit, ndërsa sektori i industrisë, eksportet dhe bujqësia kanë pësuar rënie të vazhdueshme.”

Ai ngriti shqetësimin e thellë që Kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kodin Zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin masiv të burimeve publike si:

  • faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve në vlerën 200 milionë euro,
  • organizimin e 4,255 aktiviteteve publike në katër muaj duke shpërdoruar detyrën,
  • shpërndarjen e një bonusi prej 100 euro për rreth 760 mijë pensionistë,
  • prokurime të orientuara drejt përfitimeve elektorale,
  • aktivitete të profilit të lartë si Giro d’Italia, etj.

Përsa i përket zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha theksoi se shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një, duke ushtruar intimidim, blerje votash dhe duke kontrolluar mbi 90% të medias.

Ai shtoi se janë shkelur të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe konventat e tjera demokratike.

Në përfundim, Berisha theksoi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 maj 2025 nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar, ndaj dhe kërkesa e tij është që të ndihmohen shqiptarët të votojnë të lirë.

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën "arrest në shtëpi", pranga 36 vjeçarit

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com