Gjiganti turk, Galatasaray ka shfaqur interesim për yllin e Kosovës, Milot Rashicën
Pas paraqitjeve të mira me Vitessen në Holandë, Milot Rashica ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha.
Sipas portalit turk “Ajans Haber”, skuadra turke ka nevojë për mesfushor krahu dhe në radarin e Galatasaray është tashmë Milot Rashica.
Vushtriasi nga mediat turke konsiderohet si ‘Ribery i ri’, Deri më tani Milot Rashica ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në këtë kampionat për Vitessen.