Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ka dështuar të mbrojë shqiptarët e trojeve

2016/07/07 at 10:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar DEDAJ


Tani, pas vrasjes barbare të katërvjeçarit Almir Aliu në Kumanovë ka ardhur koha që Shqipëria duhet të pranojë pafuqinë e saj, si dhe duhet të veprojë si pasojë e kësaj.

Dhe duhet të veprojë shpejt. Kushdo që pretendon se është i izoluar nga infektimi, rrezikon t’i përkeqësojë gjërat, për vete dhe për të tjerët. Dhe është në prag të një zgjimi të fortë. Nëse Maqedonia reagon vetëm për tre fshatra të Prespës me një grusht banorësh edhe kur u mungon energjia elektrike, çfarë reagimi duhet të presim nga Shqipëria në rastin e një vrasjeje si pasojë e urrejtjes etnike ndaj popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Por kombet me ndërgjegje nuk mbyten aksidentalisht, veçse atëherë kur i heqin shtyllen kurrizore, i lënë në errësirë, si një anije që është shmangur tashmë nga drejtimi, është pa kapiten, pa pikësynim, pa pamje të qartë, pa busull, në një det me dallgë, dhe ku pritet nga çasti në çast mbytja e saj.

Ne jetojmë në një kohë kur ëndrrën për të pasur një “çati mbi kokë”, nuk mund ta kenë të gjithë shqiptarët. Por lidhur me këtë, lind një pyetje e logjikshme: A mund të quhet strehë mbi kokë një shtet që nuk denjon të reagojë për një komunitet që ka jashtë trojeve të saj dhe është mbi dyzet përqind e popullsisë së një shteti tjetër.

E thënë ndryshe, a duhet të mbrojë Shqipëria “minoritetin” e vet kombëtar, e aq më tepër kur ai është pjesë e sulmeve të njëpasnjëshme etnike nga etni të tjera?

Mosreagimi i qeverisë shqiptare për rastin e vdekjes së katërvjeçarit nga Kumanova, nuk tregon asgjë tjetër, veçse një komb të mbytur. Ç’ju duhet atyre Europa e bashkuar me një Shqipëri të copëtuar në të. E pazonja për t’u mbrojtur, madje e pazonja për të folur. E aq më tepër, kur janë të vetëdijshëm se si duhet të jetojnë në një shtet si Maqedonia, në të cilën ëndrra e atyre që vetveten e quajnë maqedonas, është që ata të jenë pronarë të shtetit, ndërsa shqiptarët qiraxhinj në të. Fatkeqësisht, shqiptarët e përjetojnë çdo ditë në shtetin ku jetojnë. Sepse nuk ka kush t’i mbrojë.

Por ndodh thuajse e kundërta! Na thoni një projekt mbarëshqiptar, të cilin e përkrahin të gjitha qeveritë e “Shqipërive” tona, e që ka të bëjë me mbrojtjen e interesit mbarëshqiptar? Na thoni, pse Tirana e Prishtina zyrtare lënë përshtypjen se as që e dinë se ku ndodhet shtëpia e Kongresit të Alfabetit?! Na thoni, për shembull, pse pushtetarët në Tiranë e Prishtinë nuk heqin dorë nga darkat e drekat që i paguajnë me parat e popullit, e që me ato para të ndërtojnë ndonjë shkollë në Luginën e Preshevës. Na thoni pse heshtin kur i vrasin, i rrahin dhe i shajnë?

Të besosh do të thotë t’u japësh jetë gjërave.

Por fatkeqësia e tyre është sot se ata s’mund të besojnë, as t’u japin jetë gjërave. Nuk duan më të besojnë nga frika se mos bëhen qesharakë. Shqiptarët janë në mëshirë të fatit. Edhe pse flitet pak për luftë, shqiptarët vazhdojnë të vriten, por harrojnë se ata po vriten, burgosen, ofendohen, rrihen dhe masakrohen për asgjë tjetër, veçse, për liri dhe dinjitet.

Ngado që të shkosh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në të gjitha trojet shqiptare, do vësh re, se do ndihesh i shtypur nga mungesa e plotë e jetës, ritmit, fëmijëve, të ardhmes. Shqipëria as nuk ëndërron më. Edhe ëndrrën e ka vdekur, hapësirën e vetme të lirisë. Shterrimi shpirtëror çon në mumifikimin e një kombi.



Ju sugjerojmë

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale
Aktualitet

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

12 Qershor, 2025 2:19 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

12 Qershor, 2025 2:13 pm
VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen
Bota

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

12 Qershor, 2025 2:05 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

12 Qershor, 2025 1:54 pm
Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
Bota

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

12 Qershor, 2025 1:43 pm
Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
Aktualitet

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

12 Qershor, 2025 1:28 pm
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
Aktualitet

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

12 Qershor, 2025 1:27 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

12 Qershor, 2025 1:00 pm
Para
Franca dyfishon rezultatin

Franca dyfishon rezultatin

Ajeti tek Peskara? Ka një problem, kërkon 450 mijë euro në sezon

Ajeti firmos me Torinon, 500 mijë euro në sezon

Kim Kardashian seksi me bikini

Kim Kardashian seksi me bikini

Please login to join discussion















TE FUNDIT

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
12 Qershor, 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia ka zgjatur afatin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues i...

Lexo më shumë

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale
12 Qershor, 2025

Janë ekstraduar në Itali, 3 pjesëtarë organizatash kriminale. Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u...

Lexo më shumë

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
12 Qershor, 2025

Pas sherrit të ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”,  Policia e Tiranës ka vënë në pranga...

Lexo më shumë

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen
12 Qershor, 2025

Ky është momentit kur avioni i Air India u rrëzua në Ahmedabad të Indisë. Avioni i Air India – i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com