Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, influencuese e politikave rajonale në Ballkan

2019/10/30 at 9:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A

Mira Pogaçi-Shumë shpejt, pritet emërimi i Ambasadorit te SHBA në Shqipëri, munguar prej shumë muajsh nga largimi i Z. Lu. E përzgjedhura e Presidentit të SHBA Donald Trump, Yuri Kim, e cila dje paraqiti fjalën e saj përpara ligjvënësit Amerikan, për tu konfirmuar Ambasadore e SHBA, është një diplomate e lartë, që krahas të tjerave, është e pajisur me eksperiencë në problemet e sigurisë dhe paqes të shkaktuara nga konfliktet etnike aktive, e më gjerë.


Emërimi sa më parë i një Ambasadori, i cili është i pajisur me fuqinë e SHBA dhe gjithashtu me eksperiencë shërbimi në vende që paraqesin probleme me demokracinë dhe me stabilitetin politik, kontribuon në një shpresë të shtuar për vendin, do t’i japë Shqipërisë shtysë për të zgjidhur problemet e saj të brendshme . E kjo e fundit, Shqipëria duke rritur stabilitetin e brendshëm, dhe duke u prezantuar si një vend pa konflikte, krahasuar me vendet e rajonit, do t’i japë vetes mundësinë të rrisë influencën e saj për politika të mira rajonale dhe forcojë më tej pozitën e saj si shtet.

Përse është i rëndësishëm stabiliteti i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor sot?
Ballkani Perëndimor sot paraqitet si një fushë betejë me shumë fronte të hapura. Kryeministri ende në detyrë i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pas refuzimit nga BE ka shprehur publikisht se Marrëveshja e Prespës e 12 qershorit 2018 është në rrezik, një pjesë e dispozitave të saj do të ngrijnë me mos-hapjen e negociatave, ndërkohë që do të shkrijë qeverinë në fillim të vitit të ardhshëm për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit 2020. Bisedimet Kosovë dhe Serbi për te arritur një marrëveshje që do të ofrojë stabilitet politik dhe ligjor mes dy shteteve, kanë ndaluar prej muajsh, e ndërkohe Kosova është në pritje të formimit të qeverisë së re, ku lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar pak ditë më parë se do të rishikoje edhe 33 marrëveshjet aktuale me Serbinë.

Zgjedhjet e fundit presidenciale ne Bosnje – Hercegovinë nxorën në pah një përçarje të thellë ndërmjet grupeve etnike. Dymbëdhjetë muaj nga zgjedhjet ende nuk është formuar qeveria, e cila paraqet një nga sistemet më të komplikuara në botë me 3 Presidente rotant, 14 qeveri dhe 136 ministra duke paralizuar drejtimin e vendit në të gjitha nivelet. Krahas kësaj, vendi është në prag të një krize humanitare me emigrantet në kampin Vucjak duke u përballur brenda dhe jashtë kufijve me një dështim tjetër.
Krahas problemeve të brendshme, refuzimi i hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deri sa EU të realizojë reformat e saj të pa-specifikuar, jo vetëm shuajnë një motor shtytës për reformat e nevojshme në këto dy vende, por çojnë mesazhet e një refuzimi tërësor dhe një politike europiane që është kundër procesit të zgjerimit të BE në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke e zhytur politikën në rajon në probleme të mëtejshme.

Në këto mori valësh të ftohta e regresive në synimet e vendeve të Ballkanit për frymëmarrje stabiliteti, një BE me rol hezitues nëse thellohen krizat në rajon, Shqipëria, edhe pse ka vuajtjet e saj të brendshme, një krizë politikë mes qeverisë dhe opozitës, përkeqësim në parametrat e demokracisë, të ligjit, konkurrencës, korrupsionit, lirisë së medias, etj (ref.FreedomHouse) paraqitet si i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që mund të konsiderohet stabël.

Veçmas BE, vendet e Ballkanit perëndimor kanë një tjetër aspirate po aq të rëndësishme për stabilitetin politik, zgjidhjen e problemeve dhe ruajtjen e paqes e sigurisë në rajon, anëtarësimin ne NATO, Aleanca e cila krahas aktivitetit ushtarak ka një aktivitet te fortë politik, që promovon vlera demokratike, ndërtimin e raporteve dhe besimit ndërmjet anëtarëve.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Bosnja Hercegovina, dhe për nga territori, pozicioni, popullsia dhe transaksionet me këto vende, mund të luajë një rol të fuqishëm konstruktiv në politikën rajonale, të punojë me aleatët e tjerë për ti promovuar këto vende e në anën tjetër në nxisë stabilitetin kur liderët rajonalë tashmë gjenden përballë problemeve të brendshme dhe ato pasuese të BE, dhe rrezikut ndaj tensioneve dhe krijimit të përçarjeve të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor.



Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Çfarë dreqin nuk shkon në këtë vend që jemi katandisur kështu?

Çfarë dreqin nuk shkon në këtë vend që jemi katandisur kështu?

Reshje shiu në Vlorë, përmbyten rrugët e qytetit

Reshje shiu në Vlorë, përmbyten rrugët e qytetit

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Aksident në Durrës, ndërron jetë një person
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com