Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

2025/11/17 at 9:16 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel edhe godina e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe pamje nga ceremonia e hapjes.

“Mirëmëngjes dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e cila vlerësoi progresin dhe rezultatet konkrete të vendit tonë dhe tha se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel.

“E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.

Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është  – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”,tha Kos.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama vuri në dukje ndryshimin mes realitetit të dikurshëm dhe atij të sotëm në marrëdhëniet me BE-në, duke u shprehur se tashmë mjedisi është pozitiv dhe energjik.

“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”, u shpreh Rama në ceremoni.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Ferit Hoxha tha se vendibeson tek Europa dhe ka një qeveri të përkushtuar ndaj procesit të integrimit.

“Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë”.

Ju sugjerojmë

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani
Bota

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

17 Nëntor, 2025 10:46 am
Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
Kryesore

Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit

17 Nëntor, 2025 10:42 am
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë

17 Nëntor, 2025 10:40 am
Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
Kryesore

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

17 Nëntor, 2025 9:51 am
Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
Aktualitet

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

17 Nëntor, 2025 9:48 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë

17 Nëntor, 2025 9:15 am
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant
Kryesore

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant

17 Nëntor, 2025 8:36 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 nëntor

17 Nëntor, 2025 8:34 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, 17 nëntor 2025

17 Nëntor, 2025 8:33 am
Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Para
Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë

TE FUNDIT

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani
17 Nëntor, 2025

Që nga koha kur Mbretëria e Bashkuar ndaloi cigaret elektronike njëpërdorimëshe në qershor, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe mjedisore,...

Lexo më shumë

Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit

Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
17 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë detyrim...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
17 Nëntor, 2025

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debat nga deputetët e demokratë. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se...

Lexo më shumë

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
17 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për mediat në Bruksel Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, duke shtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com