Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria fiton garën rajonale për tregtinë, na mund vetëm Serbia 

2024/01/26 at 8:59 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria fiton garën rajonale për tregtinë, na mund vetëm Serbia 

Gjatë vitit të kaluar Shqipëria rezultoi suficitare në tregtinë e mallrave me shtete fqinjë të Rajonit. 

Sipas të dhënat të INSTAT Shqipëria eksportoi në Rajon 76,4 miliardë lekë mallra dhe importoi 52 miliardë lekë. Eksportet drejt rajonit ishin 1.4 herë më larta se importet. 

Sipas të dhënave, Shqipëria ishte suficitare  ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi , ndërsa ishte deficitare në tregtinë më Serbinë. 

Vlera më e lartë e eksporteve shqiptare me Rajonin u realizua me Kosovën. Në vitin 2023 u eksportuan 41 miliardë lekë mallra dhe u importuan 11 miliardë lekë. Eksportet shqiptare në Kosovë ishin 3 herë më të larta se importet. Kosova është Partneri kryesor i Shqipërisë në Rajon më të cilën kryhet mbi 40 % e tregtisë rajonale. 

Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë  2023 u shkëmbyen mbi 52 miliardë lekë mallra ose 300% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2010. 

Partneri i dytë tregtarë i Shqipërisë në Rajon është Serbia me të cilën më 2023 u krye 26% e volumit tregtar rajonal. 

Për shkak të uljes së çmimeve me 2023 tregtia në vlerë pësoi tkurrje me Serbinë, por deficiti tregtar vijoi të jetë i lartë. Nga Serbia u importuan vitin e kaluar 24 miliardë lekë mallra dhe u eksportuan rreth 10 miliardë lekë. Importet nga Serbia janë 2,4 herë më të lartë se eksportet tona atje. Importet nga ky vend dominohen kryesisht nga gruri dhe prodhimet blegtorale, ndërsa eksportet tona në Serbi përfaqësohen kryesisht nga prodhimet e bujqësore, zarzavatet. 

Nga viti 2010 deri më 2023 importet nga Serbia u rriten me 104 % ndërsa eksportet shqiptare në Serbi për të njëjtën periudhe u zgjeruan me 500 %. Për të njëjtën periudhë, deficiti tregtar është zgjeruar jo në favor të Shqipërisë, me rreth 40%. 

2023 shënoi të dytin vit radhazi suficit edhe me Maqedoninë  e Veriut. Të dhënat tregojnë se eksportet drejt vendit fqinjë ishin 16 miliardë lekë, ndërsa importet 14.1 miliardë lekë. 

Në historinë shumëvjeçare të tregtisë, Shqipëria, për herë të parë më 2022 kaloi në suficit tregtar me Maqedoninë e Veriut, që ka vijuar edhe më 2023. Maqedonia është partneri i tretë tregtar pas Kosovës dhe Serbisë. Eksportet Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dominohen nga materialet e ndërtimit, nafta dhe zarzavatet. importet përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, ushqimet e përpunuara, produktet kimike dhe plastike, si dhe mineralet. 

Shqipëria rezultoi suficitare edhe me Malin e Zi, ku eksportet shqiptare arritën në 9,6 miliardë lekë dhe ishin 4 herë më të larta se importet nga ky vend. 

Tregtia me Rajonin zuri vetëm 10% të volumit të tregtisë më jashtë në vitin 2023./Monitor 

Ju sugjerojmë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

9 Dhjetor, 2025 3:02 pm
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Aktualitet

Avokati i Popullit/PS s’njeh tërheqjen e firmave nga PD,kandidatët shkojnë për votim

9 Dhjetor, 2025 2:58 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin

9 Dhjetor, 2025 2:57 pm
Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…
Aktualitet

Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…

9 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve
Kryesore

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve

9 Dhjetor, 2025 1:11 pm
Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi
Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi

9 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Kryesore

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

9 Dhjetor, 2025 11:33 am
Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
Bota

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

9 Dhjetor, 2025 11:27 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

9 Dhjetor, 2025 11:23 am
Para
Prej kohësh i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë 

Aksident në Bathore, makina përplas për vdekje 35-vjeçaren 

Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme 

Erdogan miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO 

Detaje nga izolimi i familjen në Tiranë/35-vjeçari instaloi kamera në çdo dhomë dhe montoi bllokues valësh! Gruaja tentonte të vetvritej 

Detaje nga izolimi i familjen në Tiranë/35-vjeçari instaloi kamera në çdo dhomë dhe montoi bllokues valësh! Gruaja tentonte të vetvritej 

TE FUNDIT

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
9 Dhjetor, 2025

Nga SHBA Donald Trump vijon të japë sinjale se sipas tij problemi qëndron tek evropianët për ngecjen në negociata. Presidenti amerikan...

Lexo më shumë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
9 Dhjetor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit. Mario Perlleshaj...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit/PS s’njeh tërheqjen e firmave nga PD,kandidatët shkojnë për votim

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
9 Dhjetor, 2025

Komisioni i Ligjeve vendosi të vazhdojë me gjashtë kandidaturat për avokat populli, edhe pse opozitarët kishin vendosur të tërhiqnin nënshkrimet...

Lexo më shumë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
9 Dhjetor, 2025

Një episod i ri midis Donald Trump dhe një gazetareje ndodhi të hënën, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com