Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë 

2024/11/28 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë 

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. 

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. 

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. 

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës. 

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor. 

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë. 

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
Bota

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

4 Shkurt, 2026 10:25 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Para
Video/ 28 Nëntori, kryeministri Edi Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë 

Video/ 28 Nëntori, kryeministri Edi Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë 

Opinion – Berisha lirohet pas 333 ditësh (27 Nëntor 2024) 

Opinion – Berisha lirohet pas 333 ditësh (27 Nëntor 2024) 

Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës 

Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës 

TE FUNDIT

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
4 Shkurt, 2026

Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20...

Lexo më shumë

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
4 Shkurt, 2026

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe socialdemokratëve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mëposhtëm: "Ne do të krijojmë një...

Lexo më shumë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com