Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëri me dy fytyra”, e bukur por difektoze në mbrojtje

2016/06/03 at 10:50 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëri-Ukrainë, gol në minutat e fundit

Një miqësore që tregoi shumë gjera, një miqësore që pritet ti shërbejë shumë trajnerit De Biasi në vigjilje të Kampionatit Evropian. Kundër Ukrainës mbi të gjitha treguam se jemi një skuadër shumë e prekshme në mbrojtje, pësojmë gola nga “tuneli”, praktikisht edhe sot pësuam gol në çdo aksion që Ukraina krijoi.


Kjo ishte pjesa e “errët” pjesa e bukur ishte dëshira dhe agresiviteti i lojtarëve, të gjithë japin gjithçka në fushë. Të shtyrë dhe nga afro 12 mijë tifozë të pranishëm në stadium ekipi kombëtar prodhoi një futboll të kënaqshëm, mesfusha dhe sulmi funksionuan duke e ngjeshur kundërshtarin në pjesën më të madhe në gjysmëfushën e tyre. Rezultati në fund nuk ishte korrekt, për atë që dy skuadrat dhanë në fushë, mbase meritonim diçka më shumë nga kjo miqësore e fundit. 

PJESA E PARE
Ashtu siç ka ndodhur rëndomtë në sfidat e fundit, Shqipëria pëson gol në minutat e para, kështu ndodhi edhe përballë Ukrainës. Në aksionin e parë djemtë kuqezi ndëshkohen në minutën e 9-të. Një hezitim në mbrojtje i dha mundësinë Stefanenkos të shënonte golin e avantazhit.

Të shtyrë nga mira tifozë në stadium, ekipi jonë Kombëtar reagoi shumë shpejt, duke rikthyer baraspeshën pas vetëm 3 minutash lojë.

Një zbritje e shpejtë dhe një finalizim perfekt i Sadikut solli golin e barazimit mbi të gjitha festën në stadium.

Shqipëria ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Ukrainës duke e spostuar totalisht ekipin kundërshtar në gjysmëfushën e tyre. Në minutën 36-të, Sadiku kishte mundësinë më të mirë për të shënuar dhe golin e dytë.

Nëse nuk do të ishte për atë gol të shënuar nga Stefanenko në minutën e 9’, pjesa e parë e Shqipërisë do të cilësohej si perfekte. Skuadra e Gianni De Biasit shfaqi një futboll mjaft të bukur, duke qenë dominues ndaj një kundërshtari shumë prestigjioz si Ukraina.

Si gjithnjë pjesa më e bukur e ekipit tonë kombëtar mbeten tifozët, të cilët gjatë gjithë kohës mbështetën dhe shtynë ekipin kombëtar në kërkim të fitores.

PJESA E DYTE
Shqipëria ndëshkohet sërish me fillimin e pjesës së dytë. Jarmolenko kalon Ukraninën në avantazh në minutën e 49-të.
De Biasi e nisi pjesën e dytë me tre ndryshime të menjëhershme duke hedhur në fushë Ajetin, Memushaj dhe Bashën,  por problemi mbetet i njëjtë ndëshkohemi në rastin e parë, në aksionin e parë.

Shqipëria hidhet e gjitha në sulm, nuk ka miqësore në këtë sfidë. Lenjani godet shtyllën pingule duke flirtuar me golin, një shenjë e pastër që askush nuk dëshiron të dalë i humbur nga kjo sfidë.

Imazhi i një ekipi të bukur zbehet akoma më shumë pas golit të tretë të pësuar në minutën e 87-të. Konoplyanka shënon dhe golin e tretë për Ukrainën duke “firmosur” në problemin më të madh që ka Shqipëria, mbrojtjen./BW



Ju sugjerojmë

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll
Sport

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll

10 Korrik, 2025 6:01 pm
Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s
Sport

Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s

10 Korrik, 2025 5:45 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
Para
Abrashi: Jemi gati për Zvicrën, do të përmirësohemi

Abrashi: Jemi gati për Zvicrën, do të përmirësohemi

Testi i fundit; Kuqezinjtë munden nga Ukraina

Testi i fundit; Kuqezinjtë munden nga Ukraina

Oferta evropiane për PD; PS përgatitet të lëshojë, por thelbi mbetet

Oferta evropiane për PD; PS përgatitet të lëshojë, por thelbi mbetet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
12 Korrik, 2025

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40...

Lexo më shumë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
12 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Një person, rreth 50 vjeç, është gjetur pa shenja...

Lexo më shumë

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
12 Korrik, 2025

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku tw Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com