Shqipëria ka shënuar golin e tretë në përballjen me Katarin. Armando Sadiku ka thelluar avantazhin me fillimin e pjesës së dytë, pas golave të shënuar nga Arlind Ajeti dhe Emir Lenjani. Ndeshja me Katarin është miqësorja e parë për Shqipërinë para fillimit të kampionatit Europian, ndërsa vetëm pas pak ditësh Kuq e Zinjtë do të luajnë në Bergamo kundër Ukrainës për tu nisur më pas drejt Francë 2016.