Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri-Izrael/ Ofendime në kor dhe panik në stadium, ja çfarë nuk u pa nga televizioni

2016/11/13 at 5:32 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëri-Izrael/ Ofendime në kor dhe panik në stadium, ja çfarë nuk u pa nga televizioni

Një stadium që nuk mbushet plotësisht për herë të parë ndodhte në “Elbasan Arena” në një sfidë të Kombëtares, me tifozët duke dhënë kështu “leksione” ndaj masave të sigurisë dhe situatës së krijuar, duke bërë një minibojkot. Flakadani i hedhur në fushë që vrenjt fytyrën e presidentit Duka, si edhe kryebashkiakja e Shkodrës që “konverton” ftesën nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”.


Dy tifozë izraelitë që valëvisnin flamurin e tyre në tribunë, me njërin prej tyre që këndonte këngë shqip, si edhe takimi i Tramexanit me tenorin Kastriot Tusha para këndimit të himnit. Si për ironi, mbrëmë nuk dominuan ngjyrat kuq e zi, por ato verdhë e blu dhe portokalli, simbolet e qytetit të Elbasanit, për shkak të mbrojtësve nga shiu.

Të gjitha këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e sfidës së mbrëmshme, të cilat nuk u vunë re në TV.

Hyrja në stadium

Hyrja e tifozëve nisi rreth tri orë para fillimit të sfidës, ku para se të futeshin në stadium kaluan disa kontrolle të rrepta, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë nga policia.

9200 tifozë

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se në stadium kanë qenë rreth 9200 tifozë. Kjo, në bazë të të dhënave nga burime pranë FSHF-së që kanë bërë me dije edhe numrin e biletave të shitura.

Ngjyrat verdhë e blu

Në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe para saj shiu nuk pushoi, duke detyruar sportdashësit të vishnin mushamatë. Për fat të keq nuk ishin të kuqe, për të krijuar edhe mundësinë që të shërbenin për dekorin e ngjyrave të Kombëtares. Gjithsesi, dominuan ato të qytetit të Elbasanit dhe kësaj skuadre, verdhë e blu dhe portokalli, duke bërë që për herë të parë në stadium të mos dominonin ngjyrat kuq e zi. Edhe pse ishte një mot i ftohtë, një pjesë e tifozëve edhe u zhveshën duke sfiduar edhe kohën.

fderataaaa

Tifozët izraelitë

Edhe pse nuk pati tifozë izraelitë të organizuar, në tribunë mund të numëroje ndonjë tek-tuk. Madje, një tifoz shqiptar kërcente në tribunë me flamurin izraelit, duke kënduar këngë patriotike shqip. Paksa e çuditshme. Më tutje ishte edhe një në moshë më të thyer me një flamur të Izraelit. Sigurisht, ata dolën më të gëzuar se mijërat e tjerë në stadium, sepse Izraeli fitoi ndeshjen.

Nxehja

Në momentin që lojtarët po bënin nxehjen e zakonshme përpara sfidës, De Biazi vendosi që edhe lojtarët e stolit mund të stërviteshin. Kjo ndoshta për shkak të motit të ftohtë, sepse nuk është një situatë që ndodh shpesh, për të mos thënë fare. Ndërsa izraelitët nxorën në nxehje vetëm ekipin e formacionit.

tifozz

Apeli dhe himnet

Në momentin që spikeri në stadium thërriste emrat, kishte ovacione dhe thirrja e mbiemrit në kor nga sportdashësit për lojtarët e Kombëtares, ndërsa për ata izraelitë vetëm vërshëllima. E njëjta gjë ndodhi edhe me himnin kundërshtar, i cili u “refuzua” nga tifozët. Kjo më shumë për shkak të situatës së krijuar me sigurinë, sesa për armiqësinë me skuadrën kundërshtare.

Flakadani

Përpos supermasave nga ana e policisë për këtë ndeshje, një tifoz ia doli t’u shpëtojë kontrolleve duke marrë një flakadan me vete. Gjatë këndimit të himnit shqiptar mori guximin edhe për ta hedhur në fushë. Një moment ky që u shoqërua me një vrenjtje të fytyrës së Armand Dukës. Për fat, ishte i vetmi moment kur u hodh një send i ndaluar në fushë.

Trajnerët

Kanë vendosur të bëjnë sjellje të ndryshme trajnerët në këtë sfidë, me Xhani De Biazin që preferoi të mos ngrihej në këmbë për të dhënë udhëzimet e tij. Vetëm në ndonjë rast sporadik e bënte këtë gjë. Ndryshe nga ai, homologu Elisha Levi pothuajse gjatë gjithë kohës qëndroi në këmbë për të dhënë udhëzimet, edhe pse shiu e shoqëroi në pjesën më të madhe të ndeshjes.

tifo222

Takimi

Para këndimit të himneve të dy ekipeve, ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani, shkoi për të takuar tenorin Kastriot Tusha, i cili po bëhej gati të këndonte himnin shqiptar së bashku me dy ndihmësit e tjerë.

Tribuna VIP

Në tribunën VIP nuk mungoi as ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Me sa duket, kryebashkiakja nuk ka dashur ta “djegë” ftesën dhe ka bërë konvertimin nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”, ndryshe nga shumë shkodranë që e refuzuan të vinin në stadium për këtë ndeshje.

Largimi

Në momentin që Shqipëria pësoi golin e dytë të ndeshjes, tifozët filluan të boshatisnin stadiumin. Ca për shkak të mërzitjes së rezultatit dhe të tjerë për faktin se duke u futur që në orën 17:30, kishin shumë orë që qëndronin në stadium. Më pas, në golin e tretë të pësuar, stadiumi pothuajse u boshatis fare.

tifo333

Arbitri

Për tifozët, arbitri gjerman i ndeshjes e bëri “baltë” me vendimet që dha, dy të kuq dhe dy penallti kundër skuadrës sonë Kombëtare. Ndaj, tifozët ia “shpërblyen” me sharje në kor. Për fat të mirë ishin në gjuhën shqipe dhe gjyqtari nuk kuptonte gjë! Përveç arbitrit, ofendimet në kor nga tifozët nuk kanë munguar edhe në adresë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka./ Panorama.al Vladimir Mema



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Historia/ Vajza i fut thikën të dashurit: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”

Historia/ Vajza i fut thikën të dashurit: "Do bëjmë dashuri sipas metodës sime"

Thomas Muller i mërzitur: “San Marino-Gjermani, nuk ka lidhje me futbollin”

Thomas Muller i mërzitur: "San Marino-Gjermani, nuk ka lidhje me futbollin"

Video/ Mossad i mbante nën vëzhgim, celula e arrestuar e ISIS në përgjim prej një viti

Video/ Mossad i mbante nën vëzhgim, celula e arrestuar e ISIS në përgjim prej një viti
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com