Rey Manaj ka arritur të shënojë golin e dytë për Kombëtaren Shqiptare.
Manaj ka realizuar golin në minutën e 81’, sulmuesi ka shfrytëzuar një pasim të marrë nga Aliji dhe me të majtën e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Kujtojmë se Nedim Bajrami ka dërguar në avantazh me golin e parë Shqipërinë ndaj Azerbajxhanit, në minutën e 12’.
Kjo do të jetë miqësorja e dytë dhe e fundit për Shqipërinë, pasi në ndeshjen e rradhës do të luajë para Italisë në Euro2024.