Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpikja letoneze: pajisje që zbulon kancerin e lëkurës

2024/10/24 at 1:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpikja letoneze: pajisje që zbulon kancerin e lëkurës

Ekipe studiuesish nga dy universitete në Letoni kanë krijuar pajisjen që jep mundësinë e diagnostikimit të melanomës së lëkurës, lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës si dhe masa të tjera beninje, në fazë të hershme.


Zbulimi në fazën e hershme të melanomës së lëkurës, një formë agresive e kancerit të lëkurës, do të thotë 100% shanse për t’ia dalë mbanë. Ambicia e studiuesve është që pajisja të përdoret në shkallë të gjerë, edhe nëse shkon tek estetisti apo në shtëpi. Aleksejs Lihacovs, drejtues shkencor i projektit, pjesë e “Biophotonics Laboratory” në Universitetin e Letonisë flet në intervistë për DW:  Pjesa shkencore tashmë ka mbaruar dhe ekipi kërkon që produkti i tyre të hidhet në treg.

Deutsche Welle: Z. Lihacovs, si lindi ideja për prodhimin e një pajisjeje të tillë?

Aleksejs Lihacovs: Gjithçka nisi rreth 10 vite më parë, teksa një shkencëtare po punonte në pjesën kërkimore të tezës së masterit. Ajo dëshirontë të krijonte një sistem diagnostikues, jo-invaziv në zbulimin e melanomës.

Më pas, ajo e vijoi kërkimin e saj edhe gjatë doktoraturës. Patëm rezultate të shkëlqyera nga këto kërkime, të cilat na vërtetuan se përmes reflektimit të dritës, duke përdorur imazherinë shumë- spektrike dhe vetëm me “fotografimin” tri-ngjyrësh, mund të dallonim melanomën nga llojet e tjera të njollave në lëkurë.

Në ato çaste, vendosa t’i diskutoj menjëherë rezultatet me kolegët tanë nga Universiteti Teknik i Rigës dhe nisëm bashkëpunimin me ta. U ulëm të shkruajmë projektin për të kërkuar mbështetje nga fondet e BE-së, ajo mbështetje na u dha dhe ne nisëm punën për të vënë në zbatim zbulimin tonë.

Kur nisët nga puna për këtë projekt? Sa kohë u desh për ta krijuar pajisjen?

Në vitin 2017 nisëm punën për këtë projekt, i cili u financua nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (ERDF). Por para se të arrinim tek projekt-propozimi ne i kishim përftuar rezultatet bazike që na bënë të shkonim më tej.

Si funksionon pajisja në praktikë?

Funksionon shumë thjeshtë në praktikë. Mjafton ta afrojmë pajisjen pranë lëkurës sonë dhe të bëjmë “fotografimin 3-ngjyrësh”. Kaq duhet. Pastaj ne përdorimin përpunimin matematikor të kësaj ‘fotografie’.  Dimë algoritmet e duhura për të vizualizuar morfologjinë e lëkurës, e cila në rastet e melanomës është shumë problematike. Atëherë e kuptojmë se kur kemi të bëjmë me masa beninje, lloje të tjera kanceri apo depigmentim të lëkurës.

Sa është përqindja e saktësisë së kësaj diagnoze?

Saktësia e pajisjes sonë arrin në 97%, që do të thotë se në 97% të rasteve ne mund ta zbulojmë melanomën. Dhe një tjetër parametër i rëndësishëm është prevalenca.

Ne prekim një masë në lëkurë dhe themi me shumë mundësi është melanomë. Dhe prevalenca na tregon nëse është melanomë, kancer lëkure, lëkurë e depigmentuar apo masë beninje. Edhe në rastin e prevalencës, pajisja jonë ka një përqindje të lartë saktësie që shkon deri në 86%.

Energji atomike kundër kancerit?

Si ishte reagimi i mjekëve kur mësuan rreth kësaj shpikjeje?  A ishin ata skeptikë?

Bashkëpunimi i parë nisi gjatë projektit. Ne kishim fonde të posaçme për këto bashkëpunime me mjekët e përgjithshëm që do të testonin prototipin tonë të parë. Në fillim ishin mbase paksa skeptikë. Por ata bënë punë të mrekullueshme. Ishte një grup mjaft specifik pacientësh, të cilëve u nevojitej një kontroll periodik, si fillim me një grup prej 50 vetësh dhe më pas më shumë.

Dhe që në fillim u zbuluan dy pacientë me risk të lartë melanome. Këta pacientë u dërguan më pas në repartin onkologjik dhe diagnoza që iu vu atyre aty ishte melanomë. Kjo ishte një histori suksesi sepse gjurmoi melanomën në fazën e parë dhe pacientët ia dolën. Ne flasim për histori të tilla suksesi në çdo konferencë shkencore, dhe kudo ku ftohemi të flasim për pajisjen “Bdetect”.

Dhe gjëja kryesore është se kjo pajisje nuk është ideuar për mjekët dermatologë – sepse ata kanë dermatoskopin – por për mjekët e familjes, sepse në një shtet si Letonia nevojitet shumë kohë për të patur një datë të lirë tek dermatologu dhe gjithashtu kushton. Gjithashtu edhe për qendrat estetike apo qoftë edhe si pajisje për t’u pasur në shtëpi, sa herë vëren diçka të dyshimtë në lëkurë.

Hapi i radhës: certifikimi

Leva Gaigala nga ministria letoneze e Financave gjendet pranë ekipit të shkencëtarëve për ta konkretizuar punën e gati një dekade. “Certifikimi është hapi madhor i radhës, sepse merr shumë kohë dhe përpjekje para se ta nxjerrësh pajisjen në treg” – thotë ajo për DW.

Megjithatë, ekipi është optimist edhe për këtë sfidë. Dëshira e tyre është që të jenë në tregjet e vendeve ku melanoma regjistrohet në përqindje shumë të larta, në vende me bollëk ditësh me diell por edhe në Skandinavi, ku numri i pacientëve me diagnoza të rrezikshme të lëkurës është i lartë./DW



Ju sugjerojmë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Para
Plarent Ndreca merr zyrtarisht mandatit e deputetit të Arben Ahmetajt 

SPAK thërret deputetin Plarent Ndreca, pritet të njihet nga prokurorët e Posaçëm për akuzat ndaj tij 

Një ditë pas ‘arrestit me burg’, Gjokutaj takon Metën tek “313”

Një ditë pas ‘arrestit me burg’, Gjokutaj takon Metën tek “313”

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aksident me vdekje në aksin “Lezhë-Milot” 
















TE FUNDIT

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com