Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpikja e 17 vjeçares nga Cërriku: Gjymtyrët e dëmtuar komandohen me zë

2016/05/25 at 11:22 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpikja e 17 vjeçares nga Cërriku: Gjymtyrët e dëmtuar komandohen me zë

Nga Fatos Salliu

Quhet Esli Belshi, 17 vjec nga Cerriku. Ajo mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të Projekteve I­SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, që u mbajt në Houston, në Texas.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif” në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”.

Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa
“North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.

Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.

Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore. Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas.

Esli shprehet se këtë çmim ja dedikon gjyshit të saj i cili e ka shtyrë në punën kërkimore.
Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.

Si ju lindi ideja për këtë projekt?

Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët e sipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si të tjerët. Dhe ju përvesha punës.

Si u përzgjodhët

Ishte një konkurs që mund të aplikoje edhe me anë të internetit. Por Shqipëria u përfaqësua me fituesit e ASEFF­it që është një konkus kombëtar për projekte shkencore. Unë u përzgjodha bashkë me dy djem nga Shkodra.

Çfarë vlerësoi juria tek projekti juaj?

U pëlqye si ide dhe si një projekt i bukur. U demonstrua konkretisht me komandë zanore para jurisë. Ata mbetën shumë të kënaqur. Mendoj se çelsi i suksesit ishte të bazoheshe në zbulime të thjeshta për gjëra të vështira. Dhe mendoj se këtë vlerësuan më shumë.

Si mendon do gjejë aplikime?

Projekti im ishte prototip dhe sigurisht që ka nevojë që të përmirësohet. Por aplikimi mendoj se i përket së ardhmes jo shumë të afërt.

Projekti bazohet në thjeshtësinë që të mos shkaktojë as dhimbje dhe as lodhje dhe të jetë i aplikueshëm edhe nga njerëz që nuk kanë njohuri elektronike dhe që të jetë i komandueshëm. Gjithashtu edhe më i lirë për tu prodhuar dhe për tu blerë në treg. Sipas kësaj pajisje, njerëzit nuk kanë nevojë që të kenë kontakte muskulore por të komandohet me zë.

Ju sugjerojmë

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
Bota

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

7 Gusht, 2025 9:16 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

7 Gusht, 2025 8:37 pm
Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
Aktualitet

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

7 Gusht, 2025 8:21 pm
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

7 Gusht, 2025 8:15 pm
Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
Bota

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

7 Gusht, 2025 7:34 pm
Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
Bota

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

7 Gusht, 2025 7:01 pm
U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
Kronikë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

7 Gusht, 2025 6:17 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu: Do të pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës

7 Gusht, 2025 6:07 pm
Protesta, Ali Ahmeti: UÇK ka bërë luftë të drejtë, kërkojmë liri për çlirimtarët
Rajoni

Protesta, Ali Ahmeti: UÇK ka bërë luftë të drejtë, kërkojmë liri për çlirimtarët

7 Gusht, 2025 6:04 pm
Taksë turistike 7 për qind për vizitorët, qytet i parë në Skoci që miratoi tarifën
Bota

Taksë turistike 7 për qind për vizitorët, qytet i parë në Skoci që miratoi tarifën

7 Gusht, 2025 6:00 pm
Para
Roberti harbohet me femra në klub, po Nora ku është?!…

Roberti harbohet me femra në klub, po Nora ku është?!...

Mësohet shkaku që e çoi 15 vjeçaren në vetëflijim

Mësohet shkaku që e çoi 15 vjeçaren në vetëflijim

Arrestimi i vëllait të Alibeajt/ PD: Shpifje e qëllimshme

PD listë me 130 emra: Ja zyrtarët e dënuar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
7 Gusht, 2025

Hamasi dënoi sot deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli synon ta ketë të gjithë Rripin e Gazës nën...

Lexo më shumë

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
7 Gusht, 2025

Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që do të botohet së...

Lexo më shumë

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
7 Gusht, 2025

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë...

Lexo më shumë

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
7 Gusht, 2025

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com