Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara

2025/08/12 at 12:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i dorëzon Inspektor Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara.


Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit të Policisë Klajdi Mustaj. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të DVP Vlorë, ku punonjësi i Policisë është i komanduar për sezonin turistik.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne.

 “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe e përgëzoj për këtë akt të lartë human, për t’u dhënë ndihmën e parë, në kushte të vështira, tre shtetasve që u përfshinë në një aksident rrugor. 15-vjeçari që Klajdi mori në duar mes tymit dhe flakëve, për ta shpëtuar, fatkeqësisht humbi jetën në spital, kështu që gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushëllimet e mia të sinqerta.

Klajdi nuk është i vetmi shembull. Këto dy muaj kemi parë shumë raste të tjera kur kolegët tanë kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Dua të përmend këtu rastin e Shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, Agim Troci dhe të Nënkomisar Eridionit, të cilët, së bashku me trupën e tyre dhe me mbështetjen e kolegëve të Sarandës, bënë të mundur evakuimin e dhjetëra banorëve, nga zjarret që rrezikonin jetën e tyre, dhe shpëtuan njerëz në rrethana tepër të vështira. Vetë këta dy protagonistë mbetën të dëmtuar, njëri më rëndë e tjetri më lehtë, nga zjarri.

Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur veprimin e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme në Korçë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari, të cilët, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një qytetar të moshuar nga flakët, të cilët do të vlerësohen po njësoj si ju.

Këto nuk janë thjesht ngjarje, por dëshmi të gjalla të asaj që do të thotë të jesh pjesë e Policisë së Shtetit. Shërbimi ndaj qytetarëve nuk është vetëm një detyrë ligjore apo institucionale, është një mision i shenjtë. Gjitashtu, është një thirrje e përditshme për të qenë aty, sidomos kur jeta, shpresa dhe siguria e njerëzve janë në rrezik.

Prandaj, sot, përmes këtij vlerësimi për Inspektor Klajdi Mustaj, ne nderojmë jo vetëm atë, por të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që me përkushtim, guxim dhe humanizëm, i japin kuptim dhe dinjitet uniformës sonë.

Si Klajdi, po njësoj do të nderohen kolegët që përmenda më lart, si dhe çdo punonjës policie që do të demonstrojë këto vlera të larta njerëzore dhe përgjegjshmëri ndaj detyrës. Çdo punonjës policie që do ta përmbushë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën, ka mbështetjen time të plotë.

Jam krenar për ju. Faleminderit që çdo ditë e bëni Policinë e Shtetit, një institucion ku qytetarët mund të besojnë dhe të mbështeten.”

Më tej, punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin dhe mbështetjen, dhe ka theksuar se ka bërë detyrën dhe do vijojë ta bëjë sa herë t’i jepet rasti, duke uruar që të tilla raste të mos ndodhin më. Ai ka apeluar për drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mbrojnë jetën’, u shpreh Proda.

Efektivi Klajdi Mustaj gjatë fjalës së tij u shpreh se ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen

“Ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen, dhe do të mbetet për mua një nxitje për të vazhduar të jap më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Mbështetja juaj ndaj çdo punonjësi policie që përmbush me ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut, është më shumë se një certifikatë apo vlerë monetare, është një tregues i qartë që puna e sakrifica vlerësohen.

Ndjej shumë keqardhje që 15-vjeçari, të cilin u përpoqa me gjithë zemër ta shpëtoja, humbi jetën në spital. Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Sot, kam një mesazh për të gjithë përdoruesit e rrugës, jeta është thesari ynë, mbrojeni atë duke zbatuar ligjshmërinë”, u shpreh inspektor Klajdi Mustaj.



Ju sugjerojmë

Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çlirimi vazhdon!

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 30 vjeçarja në Murriqan. Në kërkim autori

Zjarret në vend, 9 vatra aktive

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa
















TE FUNDIT

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com