Nuk kishte ndryshuar asgjë.
Pas vitesh dhune dhe keqtrajtimi të vazhdueshëm, me denoncime dhe falje të vazhdueshme, ai sërish mbeti një person i dhunshëm.
Natën midis të martës dhe të mërkurës, erdhi episodi i radhës që solli arrestimin e bashkëshortit: i dehur dhe i nxhehur pasi kishte humbur në një lojë pokeri, ai ka rrahur gruan, duke kërkuar më pas ta mbysë.
Ka qenë mbërritja e të birit, që ka shpëtuar viktimën dhe ka sjellë ndërhyrjen e karabinierëve.
Jemi në Cologno Monzese, në provincën e Milanos.
Në banesën e kësaj familje shqiptare, ku burri bën padronin e shtëpisë.
Bëhet fjalë për një 48 vjeçar pa precedentë penalë që kohë pas kohe është kthyer në një person të varur nga bixhozi, aq sa për të kaluar orë e orë të tëra duk luajtur në slotmachine.
Gruaja një 45 vjeçare, prej vitesh ishte e detyruar të duronte bashkëshortin, ashtu si të martën mbrëma, ku u detyrua të duronte frustimin e radhës së të shoqit.
I cili e kishte tërhequr dhe goditur disa herë, duke u përpjekur më pas ta shtrëngojë me duar në fyt.
Skena jo të reja. Që nga 1995, gruaja duron dhunën e bashkëshortit, sipas rrëfimit të karabinierëve që e morën në pyetje.
Një situatë e përkeqësuar kur alkooli u lidh me lojën e kumarit.
Keqtrajtimet e kishin detyruar gruan shqiptare që ti jepte fund marrëdhënies, por që më pas vinte tërheqja, pasi ajo gjithmonë i jepte një mundësi të re burrit të saj, edhe pse ishte e kotë.
Zënka e fundit mund të ishte me pasoja të rënda nëse djali i bashkëshortëve nuk do të kishte hyrë në shtëpi në momentin që babai po mbyste mamanë.
Karabinierët e Tenencës së Colognos-përpara të cilëve burri ka vazhduar të mbajë qëndrimin e tij të dhunshëm-e kanë arrestuar 48 vjeçarin për keqtrajtime në familje.
Ndërsa gruaja u transportua në spital për shkak të traumave që kishte pësuar, burri u mbyll në një qeli në burgun e Monzas në pritje të vendimit të autoriteteve gjyqësore.