Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi në Postën e Zveçanit/ Kurti: Sulm me elemente terroriste! Orvatje nga dëshpërimi i atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës

2025/04/01 at 1:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri Albin Kurti bie pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në zyrën postare në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti e ka cilësuar këtë ngjarje si sulm terrorist.

Ai thotë se ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Më tej, Kurti thekson se lënia në liri e Millan Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij në autoritetet e Kosovës, është pengesë për drejtësinë dhe se inkurajon veprimet destabilizuese në vend.

Reagimi:

Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025.

Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste.

Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.

Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.

Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.

Institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë.

Ju sugjerojmë

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator, 2025 1:52 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Politikë

“Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

20 Shtator, 2025 1:46 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet
Bota

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet

20 Shtator, 2025 12:19 pm
Para
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

31-vjeçari humbi jetën gjatë orarit të punës, nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit

Tarifat e Trump ndaj BE/ Ursula von der Leyen: S’duam të hakmerremi, por kemi një plan nëse është nevoja do ta përdorim!

Tarifat e Trump ndaj BE/ Ursula von der Leyen: S’duam të hakmerremi, por kemi një plan nëse është nevoja do ta përdorim!

Rama dhe Balluku inspektim në rrugën Ndroq-Plepa: Do të jetë një aks me profil turistik!

Rama dhe Balluku inspektim në rrugën Ndroq-Plepa: Do të jetë një aks me profil turistik!

TE FUNDIT

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
20 Shtator, 2025

Të hash vetëm në restorant nuk është më një gjë e rrallë. Gjithashtu, edhe porosia në shtëpi (ose punë) është...

Lexo më shumë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
20 Shtator, 2025

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret...

Lexo më shumë

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
20 Shtator, 2025

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga lirimi i hapësirave publike nga varrezat e makinave nga Agjencisë...

Lexo më shumë

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
20 Shtator, 2025

Në një javë të mbushur me energji, inovacion dhe krijimtari, supermodeli Elton Ilirjani u kthye në një nga figurat më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com