Janë ndërprerë kërkimet në minierën e Bulqizës ku mseditën e sotme pati një shpërthim në një nga galeritë nëntokësore. Aktualisht në këtë minierë janë të bllokuar 3 minatorë kinezë që kanë mbetur të lënduar ndërkohë që nuk ka informacione të fundit për gjendjen e tyre shëndetësore. Kërkimet priten të fillojnë nesër herët në mëngjes, me shpresën se punëtorët do të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.