Administratori i firmës në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit wshtw arrestuar.
Sipas policisë së Elbasanit, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
“Bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, janë kryer të gjitha veprimet në vendngjarje. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës”, tha Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale./ Opinion.al