Nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e së premtes në Metron e Londrës, janë plagosur të paktën 20 persona. Policia është shprehur se sulmi dyshohet të jetë terrorist. Policia ka evakuar banorët dhe ka bllokuar aktivitetin në metronë e zonës. Nga ana tjetër kryeministrja Teresa May ka ndjekur të gjitha zhvillimet, duke kërkuar edhe njëherë rritjen e sigurisë dhe angazhimin e mëtejshëm të forcave të policisë. Ajo ka dënuar ashpër këto sulme tërroristë të cilat kanë qenë të shpeshta për Britaninë.