Konfirmohe nga autoritetet se një person ka mbetur i vrarë nga shpërthimi në një restorant në qytetin Ansbach të Gjermanisë.
Ndonëse shkaku është i paqartë, Kryetari i Bashkisë së qytetit mësohet të ketë thënë se ishte një “pajisje shpërthyese”.
Policia ka rrethuar zonën rreth barit të verërave “Eugene” duke vijuar hetimet.
Incidenti alarmoi Gjermaninë, pasi vjen pas tensioneve prej sulmeve të përgjakshme që tronditën vendin.