TIRANE- Një natë pas tritolit që iu vendos një lokali në Bathore, policia po heton në pistën e hakmarrjes. Lokali ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se është në pronësi të shtetasit Xhelal Daci, babai i Elson Dacit, i arrestuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Kolaveri në një lokal po në këtë zonë. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Nga shpërthimi në lokal pati vetëm dëme materiale.
*Në foto Elton Daci