Vetem pak minuta me pare nje shperthim i fuqishem, i shoqeruar nga nje i dyte, ka tronditur aeroportin Ataturk te Stambollit. Nga pamjet dhe filmimet gjendja duket e rende dhe kaotike. Po a ka shqiptare ne rrezik? Aeroporti i Stambollit eshte nje pike e rendesishme tranziti per shqiptaret. Turkish Airline eshte nisur nga Tirana thuajse 1 ore me pare, por ai nuk ka mberritur ende. Me gjase fluturimi do devijohet per ne nje tjeter aeroport. Nderkohe shume shqiptare te tjere mund te jene ne pritje per tranzit. Ministria e Jashtme ende nuk ka dhene ndonje njoftim, por personat e interesuar duhet te kontrollojne webin e aeroportit dhe te policise se Stambollit. Per me shume do vijojme me njoftime.