Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që i ndodhi kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, ku për shkak të disa problemeve teknike gjatë komunikimit në rrjete sociale përplasi me dorë tavolinën dhe tha “Fuck you”.
Këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe Berisha, teksa thotë se Rama u shkallmua në këtë formë pasi iu kujtuar konsulenti Chris LaCivita-n, që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump e tashmë do të drejtojë edhe atë të PD-së për 11 Majin.
Ndër të tjera ai i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.
“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti, Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lere drogën, të merr shëndetin”, tha Berisha./Opinion.al