Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi i bombolës, dëshmia e të plagosurit Mariglen Muçka: Ndjeva flakët në fytyrë

2016/02/04 at 10:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi i bombolës, dëshmia e të plagosurit Mariglen Muçka: Ndjeva flakët në fytyrë

Nga shtrati i katit të tretë të repartit të Dijegie-Plastikës, 35-vjeçari Mariglen Muçka tregon momentet fatale të shpërthimit të bombolës në lokalin e fshati Beragozhdë. “Po festonim si çdo natë në lokalin e vetëm të fshatit dhe dikush luante shah, tavëll apo letra dhe të tjerë shikonin ndonjë film a telenovelë”-e nis rrëfimin e tij i plagosuri. Në krahun e djathtë të tij gjendet i shtruar Apostol Muçka, babai 57-vjeçar i Mariglenit, i cili ka djegie më të rënda, kryesisht në fytyrë.

Të dy thanë se nuk e kishin ndier gazin që kishte rrjedhur nga bombola që ndodhej në kuzhinë. Çastet e shpërthimit ata i përshkruajnë me frazat “na u duk si bombë, dukej si luftë, sikur i kishin vënë tritolin, aq zhurmë e madhe ishte”. Marigleni vijon rrëfimin duke thënë se “lokali u mbush plot me shtëllunga të mëdha zjarri, ca rrathë të kuq vërtiteshin brenda sallës dhe ndjeva që flakët po më digjnin fytyrën”. Më tej, 35-vjeçari kishte ulur kokën poshtë dhe ashtu këmbadorazi ia doli të dilte jashtë. “U tërhoqa zvarrë, gjersa dola. Secili mundohej vetë të shpëtonte.

Ulërinin me të madhe nga dhimbjet”, -shton ai. Nga ana tjetër i ati, Apostoli shprehet se “shyqyr që lokali kishte shumë dritare dhe forca e shpërthimit doli disi nëpërmjet thyerjes së xhamave se po të ishte më shumë i izoluar, do të kishim vdekur aty brenda, do të piqeshim të gjallë. Ishte fati ynë që shpëtuam”. Gjithçka në lokal kishte fluturuar në ajër, pjata, karrige e tavolina. Të dy të plagosurit shtuan se familjarët i kishin dërguar të lënduarit në spital, me mjetet e tyre.

Emrat dhe gjendja shëndetësore

Në katin e tretë të dermatologjisë, në gjendje më të mirë shëndetësore ndodhen 8 persona. Ata janë Mariglen dhe Apostol Muçka, babë e bir, respektivisht 35 dhe 57 vjeç, Erald Dulollari, 21 vjeç; Leonard Hamolli, 26 vjeç; Jani Pera, 36 vjeç; Aldi Fraholli, 20 vjeç; Andrea Fraholli dhe Renato Hamolli, 37 vjeç.

Sipas mjekëve, ata kanë djegie nën 20 për qind dhe do të rikuperohen shumë shpejt. Në reanimacion mbërritën në total 19 persona, ku dy prej tyre kanë djegie në mbi 50 për qind të trupit. Emrat e këtyre 19 personave janë Florenc Fraholli, 28 vjeç; Drilon Hamolli, 25 vjeç; Xhulian Spahollari, 17 vjeç; Klodian Dumani, 32 vjeç; Ilir Muça, 29 vjeç; Musa Spahollari, 54 vjeç dhe Gentian Dumani, 28 vjeç. Më tej, të plagosur janë edhe Vasfi Frahollari, 49 vjeç; Eri Hamolli, 14 vjeç; Arian Fraholli, 16 vjeç; Gentian Muçka, 36 vjeç; Agjerim Muçka, 47 vjeç; Enkel Fraholli, 29 vjeç; Vladimir Muçka, 33 vjeç dhe Mariglen Fraholli, 22 vjeç. Në gjendje më të përmirësuar janë Erald Dulollari, 21 vjeç; Eriol Fraholli, 26 vjeç; Andrea Fraholli, 22 vjeç; Arian Muçka, 37 vjeç; Gentian Muçka, 36 vjeç; Elson Fraholli, 25 vjeç dhe Reshit Muçka, 55 vjeç. /gazeta Shqip/

okkkk

Ju sugjerojmë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë
Bota

E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë

14 Qershor, 2025 4:40 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
Bota

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

14 Qershor, 2025 4:15 pm
Para
10 gratë jobesnike të historisë së letërsisë

10 gratë jobesnike të historisë së letërsisë

A do t’i përgjigjet Londra “dashurisë” së Brukselit?

“Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

“Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t'ju pushtojë për 36 orë”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
14 Qershor, 2025

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua,...

Lexo më shumë

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite thotë se nëse Irani nuk do të ndalej do të pasuronte me uranium 15 bomba atomike. Irani është...

Lexo më shumë

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
14 Qershor, 2025

Mbyllja e hapësirës ajrore në zonën e prekur nga përplasja midis Iranit dhe Izraelit ka prekur rreth 3 mijë fluturime,...

Lexo më shumë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
14 Qershor, 2025

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com