Një sasi tritoli ka shpërthyer në hyrje të një lokali gjatë natës në lagjen Nr.4 të qytetit të Laçit. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.
Abc News raporton se lokali ku ishte vendosur tritoli është në pronësi të Llesh Burakut.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për të identifikuar dhe për të arrestuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse, si dhe për të zbardhur motivet.