Një bombul gazi, e cila plasi pranë shtëpisë së Gaz Çollaku alarmoi policinë e Durrësit dhe banorët e pallatit. Fillimisht për shkak të vendit të ngjarjes, u dyshua për shpërthim tritoli. Por më pas u konstatua se shpërthimi i gazit kishte ndodhur në banesën ngjitur me atë të familjes Çollaku.
Bombula 7-litërshe ndodhej në ballkon dhe për këtë arsye ajo ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Gazmend Çollaku është ekzekutuar në 7 janar në Murqin të Krujës, pasi u rrëmbye në parkingun e një lokali në qytetin e Durrësit.