15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë.
Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi, duke lënë persona të vrarë dhe të plagosur.
Sipas autoriteteve vendase shpërthimi ndodhi para një zyre që i përkiste aleancës xhihadiste që kontrollon kryesisht provincën, Hayat Tahrir al-Sham.
Muajt e fundit, Idlib është goditur vazhdimisht nga sulme terroriste, por dhe nga sulmet ajrore ruse dhe ushtria siriane./ Opinion.al E.Xh.