31 vetë janë vrarë në një shpërthim në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.
Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka shkaktuar shpalljen e gjendjes së emergjencës në tre spitale, ndërsa një zyrtar i qeverisë tha se mbi 169 njerëz janë plagosur. Pritet që shifrat të rriten.
Ekipet e shpëtimit dhe të plagosurit përshkruan një skenë tronditëse, me trupa të pajetë dhe të lënduar të shtrirë mbi dyshemenë e shtruar me qilima të xhamisë.
Dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer nga një terrorist. Dyshimet ka gjasa të bien mbi militantë si talebanët pakistanezë ose grupi i Shtetit Islamik, i cili është fajësuar për sulme të mëparshme ndaj besimtarëve shiitë. Militantët shpesh synojnë forcat e sigurisë dhe qytetarët në të gjithë Pakistanin.
Ngjarja është dënuar me forcë nga Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari. Ai tha se “të sulmosh qytetarë të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”. Presidenti shtoi se e gjithë kombi qëndron krah familjeve të prekura.
Edhe pse sulmet nuk janë shumë të shpeshta në Islamabad, Pakistani ka përjetuar një rritje të dhunës militante muajt e fundit, kryesisht të atribuuara ndaj grupit aleat të talibanëve të Afganistanit, Tehrik-e-Taliban Pakistan. Një degë rajonale e grupit të Shtetit Islamik ka qenë gjithashtu aktive në vend.
Sulmi i së premtes ndodhi ndërsa Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore, po merrte pjesë në një aktivitet së bashku. Eventi po mbahej vetëm pak kilometra larg xhamisë.
Sulmi i fundit më vdekjeprurës në Islamabad ndodhi në vitin 2008 ku u vranë 63 njerëz dhe u plagosën mbi 250 të tjerë. Në nëntor, një terrorist vrau 12 njerëz.

















