Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti në një fshat të vogël në Irlandën veriperëndimore njoftoi policia ditën e sotme.
Kryeministri irlandez Micheal Martin tha se numri i të vdekurve ka mundësi të rritet.
“Është një numër tronditës dhe do të ketë më shumë. Operacioni i shpëtim-kërkimit po vazhdon”, tha Martin.
Ndërkohë, tetë persona të tjerë ndodhen në spital, ndërsa kërkimet për viktima të tjera vazhdojnë.
Shpërthimi ndodhi të premten në “County Donegal”, në një stacion benzine Applegreen në fshatin Creeslough.
Sakaq hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit vazhdojnë./Opinion.al