Një automjet ka shpërthyer rreth orës 3 të mëngjesit në Durrës.
Policia bën me dije se është dëmtuar me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” në pronësi të shtetasit A.C.
Ngjarja ka ndodhur në rrgën “Ramazan Jella”. Nga shërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2020, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” në pronësi të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe “Ford”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al