Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 minuta, kur një person i cili duket edhe në kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të personit me iniciale Ç.B. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër.
Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse.